Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

821 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Altobelli: “Interi i rilindur nga Mazzarri. Une me Palacion…”

Altobelli: “Interi i rilindur nga Mazzarri. Une me Palacion…”
Ardis
  • On 13/09/2013, 14:20

Alessandro Altobelli i intervistuar nga TuttoJuve.com, ka folur per ndeshjen e madhe te se shtunes midis Interit dhe Juventusit. Ja deklarata e tij:

Pershtypjet tuaja per kete ndeshje?
“Po e filloj nga nje gje e sigurte: Juventusi eshte skuadra me e forte ne Itali. Ka nje mesfushe me te forte ne Europe dhe komplet sektori i mbrojtjes eshte i njejte me ate te kombetares italiane. Nje poker e kompozuar sic eshte Pirlo-Vidal-Marchisio-Pogba, nuk ka shume te ngjashem me to dhe mund te behet mesfusha me e forte e kontinentit”.

Interi duket ne rritje mbas sezonit te kaluar shkaterrimtar: si e shikoni?
“Nje muaj me pare do te thoja se nuk do te kishte ndeshje midis Interit dhe Juventusit. Zikaltrit kane bere nje blerje te jashtezakonshme me Walter Mazzarrin ne pankine. Tekniku i San Vincenzos po ben nje pune shume te mire dhe ka rilindur nje sere lojtaresh qe vitin e kaluar dukeshin se nuk mund te jepnin kontributin e tyre kauzes zikalter”.

Ju keni qene nje sulmues i madh: me ke do te donit qe te benit dyshe sulmi me sulmuesit aktual te Interit dhe Juventusit?
“Do te me pelqente te luaja me ata qe dine te luajne futboll: do te kisha luajtur vullnetarisht me Mirko Vucinic, qe besoj se eshte nje sulmues i mrekullueshem. Tek Interi besoj me Palacion do te gjendesha mrekullisht mire ne sulm me te”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.