Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

943 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Alvarez: “Cfare spektakli San Siro kunder Juventusit. Shume mire fillimi, por…”

Alvarez: “Cfare spektakli San Siro kunder Juventusit. Shume mire fillimi, por…”
Inter Club Staff

Fillon sezoni me takimet speciale tek Inter Channel. Fillohet me “InterNOS“, ku ishte i ftuar Ricky Alvarez, qe i pergjigjej pyetje te tifozeve te sjella nga Nagaja Beccalossi dhe Roberto Monzani. Ai flet mbi te gjitha per kete fillim sezoni pozitiv te Interi, e sidomos per ate: “E kemi filluar mire, por eshte akoma vetem fillimi dhe duhet te permirsohemi ende, por besoj se deri ne kete moment po shohim frutet e punes se bere gjate grumbullimit veror. Mungon edhe shume deri ne fund, por duhet te vazhdojme perpara me qetesi.

Flitet edhe per Inter-Juventus dhe per tifozet zikalter qe jane gjithmone me shumice ne mbeshtetje te Interit: “Eshte e vertete, ata na mbeshtesin gjithmone, dhe si gjithmone ne po bejme detyren tone ne fushe. Kunder Juventusit ishte aq e bukur ta shikoje San Siron plot. Munguan tre piket, sa keq, nuk ja arritem dot, por ishte nje ndeshje e bukur gjithsesi. Emocionohemi shume kur e shikojme ate stadium gjigand te mbushur plot. Ndjen qe duhet te besh mire ne fushe sepse personat qe kane ardhur aty e meritojne.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.