Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

421 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Alvarez drejt rinovimit deri ne 2017. Interesimi i Dortdmund…

Alvarez drejt rinovimit deri ne 2017. Interesimi i Dortdmund…
Ardi Deda

Kthehet serish te dikutohet rinovimi i Ricardo Alvarez. Pas nje fillim sezoni shume te mire, kur ka qene mesfushori ofensiv me rendimentin me te mire ne Serie A, tani ish lojtari i Velez provon te rikthehet ne ato standarte dhe te fitoje ne fushe rinovimin e kontrates.

Sot Alvarez, me shume mundesi, do te zbrese ne fushe si titullar kunder Livornos dhe angazhimi i tij eshte ndryshimi me i madh taktik qe Mazzarri ka ne mendje, edhe pse do te sjelle ne nje ndryshim te modulit. Do te kalohet nga 3-5-2 i zakonshem ne 3-4-2-1, ku do te jete pikerisht Ricky Maravilla personi balancues, duke u nisur nga qendra ne te djathte me synimin per te percare mbrojtjen e Livornos.

Nje shans per tu mos u humbur, edhe pse mund te vije nje finale kampionati ne rritje si per te dhe per Interin. Alvarez i mbaron kontrata ne 2016 me nje page rreth 1,2 milione euro ne sezon. Po shkohet drejt rinovimit deri ne 2017-en. Sic informon Tuttomercato.web, argjentinasi ne ditet e kaluara ka bere te ditur deshiren e tij per te qendruar zikalter: “Palet jane duke folur per zgjatjen e kontrates deri ne 2017-en. Megjithate ka akoma shume detaje per tu diskutuar, do te flitet per kete gje javen e ardhshme, sepse midis te henes dhe te martes agjenti i Alvarez pritet te mberrij ne Itali. Mund te kemi nje takim te mundshem me drejtuesit zikalter”.

Borussia Dortmund vazhdon te jete e interesuar per lojtarin: Alvarez vleresohet shume nga Klopp dhe trajneri e konsideron te pershtatshem per lojen e tij shprehese. Edhe Atletico Madrid vazhdon te kete vemendjen mbi lojtarin me Simeonen i cili e ka kerkuar dhe ne te kaluaren. Per momentin, prioriteti i Alvarez mbetet Interi dhe nga Erick Thohir kane ardhur sinjale te qarta mbi deshiren per te vazhduar se bashku.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.