Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,082 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Alvarez: “Duhet te japesh gjithçka kur je ne fushe. Penalltite nuk na i japin. Thohir…”

Alvarez: “Duhet te japesh gjithçka kur je ne fushe. Penalltite nuk na i japin. Thohir…”
Andi Prifti

Ne Interin qe kete fillim sezoni ka habitur disa nga ata qe thonin se Mazzarri nuk do pershtatej kaq shpejt, edhe Ricky Alvarez ka qene nje habi me vete. Duket i rinuar, duket nje tjeter, duket se ka arritur t’i gjeje cilesite e tij qe i njohnin te gjithe, por nuk arriti t’i tregonte per shkak te nje serie me probleme fizike. Argjentinasi ka folur per mikrofonat e SkySport per gazetarin Massimiliano Nebuloni. Ja fjalet qe ai ka thene:

BOTERORI –Jo, mungon edhe pak. E ndjej veten si pjese e grupit edhe pse zgjedhjet i ben trajneri. Duhet te jap maksimumin tek Interi, ajo eshte rruga e duhur per te arritur Boterorin.

DITE PAS DITE – Me pas eshte folur per kampionatin dhe faktin qe Interi eshte tre pike prapa zones qe duhet te arrijme: “Une mendoj per Bolognan, mendoj se kemi bere nje kampionat te mire. Tre skuadrat qe jane para nesh kane pasur nje ritem mahnites. Ne do luajme mire çdo ndeshje dhe me pas te shohim.

PRESIDENTI I RI –  “Sinqerisht nuk e njoh dhe nuk kam pasur mundesine ta shoh, por nje person qe vjen per te ndihmuar shoqerine eshte i mirepritur dhe eshte nje gje e bukur. Ai vjen me idete e tij dhe me siguri do beje mire ne kete shoqeri.”

SULMI – Nje sulm rekord ne kampionatin 2013/14 te zikalterve dhe ne pyetjen se Interi rrezikon duke pasur vetem Palacio perpara, Alvarez pergjigjet: “Kemi realizuar 29 gola deri tani dhe besoj se ai ka shenuar 7…Rodrigo eshte shume i rendesishem, por ajo qe eshte e rendesishme ne skuadren tone eshte se te gjithe ndjehen te rendesishem. Une ne rolin e sulmuesit? Une luaj aty ku me vendos trajneri, une nuk jam sulmues. Te demtuarit do rikthehen. Te luaj si mesfushor me Guarin perpara i pelqen Mazzarrit? Nuk e di, eshte e vertete qe kemi bere mire ne dy ndeshjet e fundit qe kemi luajtur keshtu, por edhe ne ndeshjet ku ka luajtur Mateo Kovacic kemi bere mire. Ajo qe duhet bere eshte te japim gjithçka kur hyjme ne fushe.

PENALLTITE – Duke lene pas shpatullave eksperiencen e vitit te kaluar mes fishkellimave dhe kritikave, Rickt tani thote se: “Ne futboll duhet te punosh qe te vesh cilesite e tua ne dukje. Mendoj se nuk duhet te pushoj por te vazhdoj te jap gjithmone maksimumin, keshtu mund te tregoj gjithmone vleren time. Anormale qe Interi nuk ka marre penallti prej kohesh? Eshte nje e dhene e rendesishme, per te lodhen qe te japin penallti, kemi pasur raste qe kane qene penallti. Nuk e di pse ndodh kjo, por nuk mendoj keq per arbitrit, kete jo.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.