Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

966 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Alvarez, siinjale lamtumire: “Nuk di se cfare do te ndodhe”. Rinovimi po vonon, tani…

Alvarez, siinjale lamtumire: “Nuk di se cfare do te ndodhe”. Rinovimi po vonon, tani…
Ardi Deda

“Kemi perjetuar nje mbremje shume te bukur qe nuk do ta harroj kurre. Nje pershendetje e madhe nga ana ime”. Keto jane fjalet e pakta, te thena na Ricky Alvarez pas mberritjes ne restorant Botinero ku po festohej per Javier Zanetti, qe pak ore me pare i kishte thene lamtumire tifozeve.

Nje mbremje e paharrueshme per Ricky Maravilla, qe ne dallim nga kapiteni, mund te mos qendroje tek Inter (edhe pse numri 4 do te vazhdoje si drejtues). E ardhmja e argjentinasit mbetet ne dyshim, duke qene se nuk eshte arritur akoma nje marreveshje per rinovimin e kontrates, e cila mbaron ne 2016.

Gjate mbremjes, disa tifoze e kane ndalur lojtarin duke e pyetur se cfare do te beje, po ai nuk e ka qartesuar situaten: “Nuk e di, duhet pritur akoma dhe pak”. Sepse firma per zgjatjen e kontrates nuk po vjen dhe palet jane larg njera-tjetres. Kerkesa e lojtarit, protagonist i nje fillimi fenomenal te sezonit, eshte e larte, duke kerkuar nje page me te larte se 2 milione euro ne vit. Ndersa oferta e zikalterve eshte larg, te pakten per momentin. Per kete agjenti do te vij se shpejti ne Itali, per te kuptuar se cilat jane mundesite e rinovimit.

Sepse pozicioni i lojtarit, per momentin, eshte shume ne dyshim. Alvarez eshte ne listen e te sakrifikueshmeve (ashtu si Guarin), ne rast te ndonje oferte te mire. Por ofertat nuk po vijne, por vetem sondazhe dhe vleresime per lojtarin nga Borussia Dortmund dhe Atletico Madrid.

Inter nuk nxitohet, duke qene se kontrata zgjat edhe per dy vite te tjera, dhe mund te prese perpara se te blindojne kontraten. Nje pritje qe nuk e qeteson Alvarez, i cili nuk ndjen besimin e drejtuesve dhe mendon per tu larguar. Cdo diskutim per shitjen e lojtarit, nese nuk gjendet nje marreveshje per rinovimin, mund te behet pas Boterorit. Nje dritare qe mund te nxjerre ne drite lojtarin dhe te favorizoje Interin duke perfituar nga mundesia per te fituar te ardhura nga shitja.

Eshte koha per te vendosur se cfare do te behet me numrin 11 zikalter. Do te kemi rinovim apo lamtumire. Per kete argjentinasi mbyll: “Zemra me thote te shijoj kete mbremje”. Dhe e ardhmja mbetet per tu vendosur.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.