Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,343 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Alvarez: “Te ndalojme Juventusin! Mbi Hernanes, rinovimin dhe Mazzarrin…”

Alvarez: “Te ndalojme Juventusin! Mbi Hernanes, rinovimin dhe Mazzarrin…”
Ardis
  • On 01/02/2014, 14:59

Ne Gazzetta dello Sport, ka folur Ricardo Alvarez. Merkato e ka lene menjane, argjentinasi eshte fokusuar mbi te gjitha ne momentin e zikalterve dhe ndeshjen e madhe qe Interi do te perballet me Juventusin ne Torino.

Alvarez, nese do ta ndaloje kohen ne momentin qe i rremben topin Chiellinit dhe i sherben asist Icardit qe shenon golin e rezultatin 1-0 ndaj bardhezinjve?
“Kemi bere nje pune te madhe dhe tashme duam qe te rinisim pikerisht nga kjo ndeshje. Luftonim per cdo top sikur te ishte i fundit. Mbase kjo na ka munguar ne daljet e fundit, por nese e kemi bere disa muaj me pare do te thote se disa karakteristika bejne pjese ne kete grup”.

Cfare mesuat nga ajo ndeshje?
“Qe mund te bejme nje ndeshje te madhe ne Torino. E dime qe ne shtepi ata kane fituar gjithmone, duke luajtur shume mire. Por ne duhet te kujtojme sesi i kemi vene ne veshtiresi ne ndeshjen e pare. Me pas shpeshhere vendosin episodet”.

Edhe fitorja 3-1 me Stramaccionin ne nentor 2012 mund te jete e dobishme?
“Ajo ndeshje ishte nje nga me te bukurat e viteve te fundit, por ben pjese ne te kaluaren. Tashme situata eshte ndryshe, por edhe ajo ndeshje duhet te na sherbeje dhe te na binde plotesisht. Me pas do te varet nga ne dhe nga ajo qe do japim ne fushe”.

Ndeshja 1-1 e fazes se pare, eshte gjithashtu ndeshja e pare qe nuk arritet te menaxhonit dot avantazhin.
“Kemi lene shume pike rruges. Gjeja me e veshtire ne futboll eshte te zhbllokosh rezultatin, dhe ne kemi arritur qe ta bejme nje gje te tille por nuk kemi qene te zotet qe ta mbajme rezultatin per shume arsyeje”.

Jane me te vertete 23 pike midis jush dhe Juventusit?
“Kete gje e di, por ata luajne sebashku prej tre vitesh. Ne kemi ndryshuar trajner dhe sistem loje. Kete vit kemi punuar ne menyre te ndryshme. Jemi ne fillim te nje projekti qe mund te na jape shume kenaqesi”.

Nje nga paradokset eshte se ju e niset shume fuqishem pavaresisht se ishit duke u ngritur, por me pas ja ku vjen dhe renia.
“Ngritjet dhe reniet jane, e rendesishme eshte qe te kesh nje projekt te qarte dhe te ecesh perpara me te per vite me rradhe. Kemi bere shume ndeshje te mira, por vuajme ne gjetjen e vazhdimesise”.

Mazzarri ishte me te vertete i kenaqur nga performanca kunder Catanias?
“Ne pjesen e pare kemi pasur shume raste per gol dhe ndeshja mund te ishte ndryshe. Nderkohe me kalimin e minutave filluam te humbnim besimin”.

Mbi te gjitha perpara portes. Dhe kjo eshte nje tjeter paradoks. Derisa ishte Palacio, kishit sulmin me te mire. Tashme qe eshte kthyer Milito, nuk shenon me asnje…
“Nese per nje muaj nuk fiton asnje ndeshje, eshte e paevitueshme qe do te humbasesh edhe qetesine. Por gjeja me e rendesishme eshte qe te vazhdosh te krijosh raste per gol”.

Ju jeni i kenaqur nga performanca kunder Catanias?
“Une nuk jam kurre i kenaqur me veten time, dhe do doja te jepja me shume”.

Nuk eshte me ai Alvarez i fazes se pare.
“Mbase pak te gjithe kemi rene ne krahasim me muajt e pare te kampionatit, Por po stervitemi mire dhe kushtet jane te mira. Duhet vetem te gjejme bindjen per tu rikthyer per te luajtur ashtu sic dime”.

Mazzarri ka thene se ju e ndjeni shume presionin, se duhet te ktheheni te luani me mendje te qarte.
“Ne fakt, kur gjerat nuk ecin ashtu sic duhet perpiqesh te besh dicka shpeshhere, dhe shpesh kjo gje perben nje problem”.

Cfare do tju jape Hernanes?
“Eshte nje lojtar i madh, mund te mbuloje role te ndryshme ne mesfushe. Nje qe ne cfaredo skuadre mund te beje diferencen”.

Arrini dot te izoloheni nga ngjarjet e shoqerise dhe merkatos?
“Eshte e nevojshme qe ta bejme. Por me siguri per ndonje koleg tani qe merkato perfundoi do te jete liruar. Nese futesh ne fushe me koken e lire per te ardhmen tende, eshte gjitha dicka tjeter”.

Per ju nderkohe flitet per nje rinovim te pashmangshem.
“Nuk kam firmosur akoma, por ketu jam shume mire dhe dua qe te ripaguaj per besimin qe Interi ka treguar ndaj meje”.

Po nese surpriza behet Ruben Botta?
“Ruben e njoh prej vitesh, ne Argjentine jemi perballur shpesh. Do te beje mire, pavaresisht se ka pesuar demtim ne nje moment kaq delikat. Por tashme qe eshte mire, do te na jape shume kualitet. Por jemi ne qe duhet ta ndihmojme ate, nuk mund te mendohet se mund te zgjidhe gjerat i vetem. Mund te beje trekuartistin. por edhe sulmuesin e krahut”.

– 11 nga Napoli, mund te besohet akoma ne vendin e trete qe vlen Champions League?
“Jam shume i bindur. Sepse nese do te zhbllokoheshim, e kemi treguar qe mund te luajme ne nje nivel me te gjithe”.

Mbas polemikave te lidhura me shkembimin e munguar Guarin-Vucinic, ne Torino prisni ndonje pritje akoma me te nxehte?
“Juve-Inter eshte gjithmone nje ndeshje e nxehte ne vetvete, nuk besoj se mund te sherbeje tjeter gje per ta ndezur”.

Te jesh skuadra e pare qe ke marre pike ne Juventus Stadium mund te jete nje stimul me shume?
“Sigurisht, duke pare forcen e tyre, duhet te vrapojme me shume se ata. Pa bere parashikime se kush mund te jete deciziv. Dhe nga ata nuk heq askend, sepse duam qe ti mundim si komplet”.

Cfare mund te kete Interi me shume sesa Juve?
“Duhet te kete me shume uri”

Sa ju ka ndihmuar Mazzarri?
“Shume sepse me ka dhene perhere besim”.

Kohet e fundit e keni pare ndryshe?
“Periudha e fundit e veshtire nuk e ka ndryshuar. Eshte e qarte qe vuan, por si te gjithe ne. Ai jeton per futbollin edhe kesaj rradhe eshte shume i vendosur dhe po na pergatit ne cdo detaj te vogel per te perballur Juventusin”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.