Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 9, 2022

Scroll to top

Top

740 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Alvaro Pereira zbulon: “Ju tregoj nje episod tek Interi kur nje drejtues hyri pas nje humbje ne dhomen e zhveshjes dhe na tha…”

Alvaro Pereira zbulon: “Ju tregoj nje episod tek Interi kur nje drejtues hyri pas nje humbje ne dhomen e zhveshjes dhe na tha…”
Inter Club Staff

Ka qene absolutisht per tu harruar eksperienca tek Interi e Alvaro Pereira.

Ai erdhi ne veren e 2012 pas nje tratative te gjate me Porton, por ne janarin e 2014 lojtari u largua nga Interi pasi kishte luajtur 46 ndeshje dhe kishte shenuar nje gol.

Lojtari nderkohe ka folur ne kete menyre per eksperiencen e tij ne Milano: “Nuk ishte momenti i duhur per tu larguar atje.”

“Une shkova tek Interi pasi ata kishin fituar nje Triplete, por qe ishte ne rikonstruksion dhe qe kishte nje mentalitet ndryshe.”

“Tek Porto kur fitohej dukej sikur ishte Disneyland dhe kur humbisnim plaste lufta e trete boterore.”

“Por tek Interi ishte gjithcka ndryshe. Ne nje ndeshje ndaj Atalantes, po humbisnim 3-0, por ne fund per pak sa nuk e permbysem ndeshjen sepse perfundoi 3-2.”

“Ne fund te ndeshjes nje drejtues hyri ne dhomen e zhveshjes, na pergezoi dhe na tha: “Nuk mund te fitojme gjithmone”.”

“Per mua ishte nje shqelm pas shpine. E dija ku ishim dhe qe duhet te fitonim cdo ndeshje por ai mendonte ndryshe.”

“Une doja te vazhdoja te kisha te njejtin rol qe kisha pasur ne Portugali, por ishte e veshtire te adaptohesha me futbollin italian dhe me idene per te pritur kundershtarin.”

“Tek Porto luanim me nje 4-3-3 dhe hynim ne fushe per te dominuar kundershtaret: sulmonim per 90 minuta.”

“Ne Itali nderkohe nuk tregova vlerat e mia, edhe pse mund te jepja shume me shume per Interin kur e mendoj.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.