Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

436 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Alvaro Recoba mendon terheqjen nga futbolli

Alvaro Recoba mendon terheqjen nga futbolli
Erion Maksuti

Sbesoj se ka ndonje tifoz interist qe te mos mbaje mend Alvaro Recoben. Pas shume viteve te kaluara tek Interi, nje nga lojtaret me te talentuar zikalter por qe per hir te se vertetes nuk e ka shfrytezuar asnjehere ne maksimum talentin e tij, mendon te terhiqet. El Chino nuk eshte i kenaqur me rendimentin e deritanishem per kete sezon dhe mendon se mund te lere futbollin e luajtur kete vere.

“Dua ate vazhdoj te luaj, por ne qofte se ne fund te sezonit nuk do ndihem mire, mbase do mendoj te terhiqem. Nuk dua ate jem peshe per ekipin tim.”

37- vjecari i cili ka luajtur nje periudhe te gjate kohe me Interin, eshte rikthyer te luaje ne Uruguaj tek skuadra qe e ka nxjerre si futbollist, Nacional i Montovideos. Por kete sezon ai e ka filluar pjesen me te madhe te ndeshjeve nga pankina, duke luajtur nje minutazh vertet poshte pritshmerive te tij. Kualitetet  dhe talenti i lojtarit nuk jane vene asnjehere ne diskutim por El Chino deshiron te luaj me me shume vazhdimesi, ndryshe mund te lere futbollin ne fund te ketij sezoni.

“Fizikisht ndihem shume mire, por nuk po luaj vazhdimisht. Nqs ndjej qe do jem peshe per skuadren, ne fund te sezonit do terhiqem nga futbolli” – ka perfunduar ish beniamini i Massimo Morattit.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.