Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

3,414 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ambrosiana Inter – Historia e emrit te vecante te Interit ne vitet 1927-1945

Ambrosiana Inter – Historia e emrit te vecante te Interit ne vitet 1927-1945
Inter Club Staff

Dikur Meazza ne ato vite u pyet nga nje gazetar – i cili per hir te vertetes u tregua i guximshem per pyetjen qe beri – se si ka mundesi qe Interi ndryshoi emrin dhe qe edhe forma e skuadres nuk ishte me ajo e para dhe Meazza u pergjigj: “vite të vështira, kohë lufte…”, natyrisht, nuk mund te dilte hapur kunder nje sistemi totalitar qe kishte pasur si synim te zhdukte nje klub futbolli vetem per shkak se nuk ishte “shume italian” dhe se kishte nje emer internacional, pikerisht “Internazionale”. Por te gjithe e kishin te qarte ne vitin 1927, per Interin priteshin vite vertete te veshtira.

Interi u krijua me ide te qarta qe ne fillim nga themeluesit e saj: Te ishim ‘Vellezerit e Botes’ dhe te ishte mundesia qe futbollistet e huaj nuk kishin ne Itali: te luanin ne gadishullin Apenin si te barabarte me ata italian. Menjehere gjithcka shkoi mire per zikalterit qe ne ndeshjen e tyre te pare munden Milanin ne ate miqesore pikerisht ne fushen e ‘kushurinjve’. Interit ju deshen vetem 2 vite dhe ne vitin 1910 erdhi kampionati i pare Italian per zikalterit, e keshtu fillon nje histori suksesi mjaft e bukur per nje klub qe u pa me teper skepticizem ne Itali ne ate kohe. Gjithcka shkoi mire, me nje Inter gjithmone ne eliten e futbollit italian deri ne vitin 1927.

Cfare ndodhi? Ne ate kohe, regjimi fashist Italian deshironte qe te “crrenjoste” te gjithe filozofine e klubit zikalter ose ta zhdukte plotesisht ate. Gjithcka filloi me ndryshimin e detyrueshem te emri te skuadres: F.C. Internazionale Milano ishte e papranueshme per fashistet sepse sipas tyre “emri nuk ishte shume italian” dhe deshironin qe ta nderronin me cdo kusht. Duke e ditur mjaft mire qe kjo do te sillte shume pakenaqesi ne Milano (ne ate kohe Interit kishte 2/3 e tifozeve ne qytetin Milanez) ata menduan qe emri i klubit te nderrohej ne fillimisht ne Ambrosiana ne 1927 (dhe me pas ne Ambrosiana Inter ne vitin 1932) gjoja me pretekstin se do te shkriheshin dy klube per te dale nje i ri: njeri prej tyre ishte Interi dhe tjetri ishte Unione Sportiva Milanese. Emri Ambrosiana vinte nga nje prej lagjeve me te njohura ne Milano: Sant’Ambrogio. Ne kete kohe futbollistet e huaj tek Interi numeroheshin me gishta per te mos thene fare. Klubi nuk kishte mbeshtetjen e pushtetit lokal dhe qendror ne asnje moment dhe po vuante vertete regjimin e kohes. Ne ate kohe zikalterit u detyruan te mos vishnin me as bluzat tradicionale zikalter, por ato te bardha me kryq ne mes, simbol i Milanos. Idete e regjimit ishin te qarta qe ne fillim: Ambrosiana Inter te ngjasonte sa me pak me F.C. Internazionale Milano. Por makthi i klubit zikalter mori fund ne 1945, kur regjimi ra dhe gjeja e pare qe beri presidenti i asaj kohe menjehere pas renies se fashizmit ishte kthimi i emrit ne F.C. Internazionale Milano.

Tifozet e Interit pas viteve te fashizmit kujtojne qarte momentin kur Interi ndryshoi emrin, sepse ishte dicka qe erdhi papritur. Per te kontrolluar pakenaqesine e masave, emri ishte ndryshuar pa u publikuar ne asnje gazete apo media te kohes dhe as sot nuk ka nje date te sakte per kete gje. Gjate kesaj kohe, zikalterit jane detyruar te mbanin edhe nje steme tjeter nga kjo aktuale me te shkruar Ambrosiana Inter. Edhe ne vitet kur Interi quhej thjesht Ambrosiana, tifozet kujtojne se ne stadium degjohej vetem kori “Forza Inter” dhe asnjehere nuk permendej “Ambrosiana”. Mbase ata nuk kishin ne dore emrin e regjistruar ne federate, por emrin ne zemrat e tyre nuk kishte regjim qe ta nderronte.

Pertej regjimit, Interi me emrin Ambrosiana Inter arriti te fitonte dy kampionate (ate te 1937-1938 dhe ate 1939-1940) si dhe nje Kupe Italie ne 1938-1939.

Kjo eshte pak a shume historia e Interit dhe lidhja me Ambrosiana Inter. Nje copez nga historia zikalter teper e vuajtur por qe na ben te ndihemi akoma me shume krenar per skuadren e zemres dhe vlerat qe ajo transmeton edhe sot e kesaj dite. Sot e pergjithmone, Forza Inter!

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.