Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

228 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Bastoni zbulon per tifozet: “Ja cfare na ka ndaluar te gjitheve Conte: asnjeri nuk duhet te…”

Bastoni zbulon per tifozet: “Ja cfare na ka ndaluar te gjitheve Conte: asnjeri nuk duhet te…”
Inter Club Staff

Alessandro Bastoni ka ne mendje vetem Interin. Nje bindje qe ka qene qe gjithmone, por qe po rritet cdo dite.

Antonio Conte ka vendosur te besoje tek ai qe prej dites se pare tek Interi dhe lojtari vete ka ditur si te shfrytezoje mundesite.

“Une ndodhem shume mire ketu. Jam shume i perqendruar tek kjo skuader. Endrra ime e madhe eshte qe te fitoj me Interin. Jam shume mire ne Milano.

“Ajo qe thashe disa dite me pare qe nuk ndihesha gati per Interin? Po, isha i pari qe mendova se nuk jam ne lartesine e Interit.”

“Mendova se une nuk do te qendroja dot ne nje klub kaq te madh me lojtare te nivelit te De Vrij, Skriniar e te tjere.”

“Pastaj mister me telefonoi, me takoi, me tha se beson tek une. E keshtu fitova besim dhe u rrita shume fale tij dhe shokeve.”

“Kampionati? Po bejme nje rrugetim te bukur. Kete gje e tregojne edhe 11 fitoret radhazi qe kemi bere.”

“Mungon pak, por deri sa te jete matematike ne mes qe nuk na lejon te festojme, do duhet te bejme maksimumin.”

“Conte na ka ndaluar vetem dicka: te mos perdorim fjalen Skudeto. Misteri na e perserit cdo takim qe bejme. Duhet te qendrojme te perqendruar deri sa te kemi Skudeton ne dore. Ai na thote ‘pushoni dhe pedaloni’. Eshte moto jone prej dy vitesh.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.