Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

538 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Amor (drejtues i Barcelones): “Interi dhe 2010-ta? Duam te hakmerremi!”

Amor (drejtues i Barcelones): “Interi dhe 2010-ta? Duam te hakmerremi!”
Bujar Berishaj

Barcelona, Tottenham Hotspur dhe PSV Eindhoven.

Ky eshte grupi B dhe keta jane kundershtaret e Interit per kete edicion te Champions League sa i perket fazes se grupeve.

Dhe nuk kane munguar komentet e para nga kampet e kundershtareve sa i perket ceshtjes se do kene si kundershtare zikalterit qe jane rikthyer kete sezon ne CHL pas shume vitesh.

Njeri prej tyre eshte edhe Guillermo Amor, drejtues i Barcelones qe ka thene disa fjale para gazetareve te pranishem ne Montecarlo pas shortit te grupeve.

“Ne vazon e katert ishte Interi, mund te ndodhte qe do e peshkonim dhe ka ndodhur. Behet fjale per nje skuader te madhe italiane te cilen e njohim mire”, e nis ai.

Pastaj ai ka shtuar edhe disa fjale duke komentuar ate qe mund te jete paraqitja e Interit ne kete edicion te Champions League:

“Interi ka nje deshire te madhe per te bere mire ne Champions League dhe eshte nje kundershtar qe e respektojme”.

E ne fund nuk kishin si te mungonin edhe disa fjale rreth ndeshjes Barcelona-Inter te vitit 2010 ku Interi arriti te kualifikohej ne finalen e Madridit duke heshtu dhjetera mijera tifoze blaugrana ne Camp Nou.

“Ndeshja e 2010? Duam qe te hakmerremi ndaj tyre. Jemi te perqendruar si ne La Liga ashtu edhe ne Champions League”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.