Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,619 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Analize, Inter-Fiorentina – Mazzarri me 3-5-1-1. Ricky serish Maravilla?

Analize, Inter-Fiorentina – Mazzarri me 3-5-1-1. Ricky serish Maravilla?
Ardis
  • On 26/09/2013, 11:59

Napoli u ndalua, Milani qendron larg, Juventusi vuan (dhe jo vetem…). Ne krye qendron Roma, per momentin e paarritshme, por Interi, kunder Fiorentines, ka mundesine te projektoje plotesisht rrugen per luften e kryesimit. Ne nje goditje te vetme, me tre pike, skuadra e Mazzarrit do te merrte besimin perfundimtar dhe do ti jepte nje goditje te rende Fiorentines.

Taktika – Per ndonje ndryshim mbase eshte e nevojshme te presim ndeshjen kunder Cagliarit ne Trieste, nje ndeshje qe sipas Mazzarrit – dhe jo vetem sipas tij – eshte shume shpejt duke pasur parasysh ndeshjen ne mbremje. Nje tour-de-force qe mund te shtyhej te pakten te henen. Keshtu qe nuk behet, dhe atehere Walter Mazzarri ka ndermend nje mini-turnover ne sfiden kunder Cagliarit. Sonte ne fushe do te zbresin te njejtet lojtare me te njejtin modul 3-5-1-1.

KundershtaretVincenzo Montella duhet te beje pa Pizarron qe eshte i skualifikuar, ashtu sic nuk ka ne dispozicion te demtuarit Cuadrado, Mario Gomez dhe Iakovenko. I rekuperuar ne ekstremis Ilicic, qe do e nise ndeshjen nga pankina. Konfirmon modulin 4-3-2-1, me Joaquin favorit ndaj Wolski ne rolin e nje prej trekuartisteve. Tjetri do te jete Mati Fernandez. Per pjesen tjeter, edhe Montella do te hedhe ne fushe lojtaret me performance me te besueshme.

Rreziku – Pa Gomez, sic tha dhe Mazzarri, ne disa menyra Fiorentina behet akoma me shume e paparashikueshme. Me Rossin ne sektorin e sulmit, qe sillet si nje padron me Fiorentinen, do te mungoje Cuadrado, nje arme e rendesishme per Montellen, por Fernandez arriti te shenoje gol ne Bergamo dhe Joaquin ka treguar nje rritje te dukshme fizike. Dhe duhet pasur kujdes ndaj Aquilanit dhe Ambrosinit. Mesa duket, pare edhe mungesen e se djathtes se fuqishme te kolumbianit, Fiorentina do te sulmoje me shume ne krahun e majte me Pasqual.

Ku duhet te godasim – Si ne vitin e kaluar ne Meazza, do te jete thelbesore te arrish te prishesh mbajtjen e topit nga ana e kundershtarit dhe te sulmosh shume shpejt. Per karakteristika, ajo zikalter eshte nje formacion qe duhet ta merzise shume formacioni e Montelles. Shume do te varet nga kualiteti i pasimeve dhe nga humori i Alvarez dhe Guarin. Duke konsideruar se ne pankine eshte gjithmone nje Mateo Kovacic.

Syte mbi… – Alvarez. Levizja fituese e vitit te kaluar e Stramaccionit ishte te vendoste Coutinhon mbrapa dyshes Cassano-Milito. Kesaj rradhe njeriu thelbesor mund te jete Ricky Alvarez. Ish lojtari i Velez po perjeton nje moment forme te pabesueshme dhe, duke pare pozicionimin e tij ne fushe, ka mundesine qe te ndaje ne dysh mesfushen kundershtare dhe te vendose Palacion ne kushtet per te shenuar. Publiku i Meazza-s, pa mbeshtetjen e Curva Nord (qe ndodhen jashte stadiumit), pret te pakten nje… Maravilla.Analize PrePartita #InterFiorentina

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.