Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 1, 2020

Scroll to top

Top

1,675 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Analize Inter-Juventus – Mazzarri “ve bast” tek Taider. Vucinic qe nga minuta e pare…

Analize Inter-Juventus – Mazzarri “ve bast” tek Taider. Vucinic qe nga minuta e pare…
Donald Elmazi

Stop kronometri. koha mbaroi. Pritjeve i erdhi fundi; sot eshte dita e madhe e ndeshjes Inter-Juventus. Meazza super i mbushur, ambulanti qe qesh. Derby i Italise eshte gjithmone ndeshja me terheqese e kampionatit dhe pritja e zgjatur per shkak te kombetareve nuk ka bere gje tjeter vec se te shtoje adrenalinen. Nje ndeshje qe ne te vertete ka filluar me kohe, midis gricjeve verbale dhe xhelozive mbi demtimet. Nuk do ta dime kurre, ne fakt sa te verteta ka ne fjalet e protagonisteve dhe sa ne rreziki ishin disa juventine. Sot, fjalet do ia lene vendin fushes.

TAKTIKA- Zero surpriza ne nivel taktik mund te presim nga Interi. Walter Mazzarri vazhdon te punoje tek qendrueshmeria e mbrojtjes, baza per te ndertuar nje mentalitet fitues. Siguri: keto qe do te instaloje tekniku nga San Vincenzo ne grup nga ardhja e dy vjeteve jo te mire. Dhe atehere perpara me 3-5-1-1, ne pritje te rekuperimit komplet te Militos(sot ne pankine) dhe futjes se sulmuesve te rinj. Ne krahasim me Catanian i vetmi ndryshim do jete Taider per Kovacic, franko-algjeriani siguron me shume mbulim dhe nje lexim me te mire te fazes pa top se sa kroati. Per kete pavarsisht kondicionit fizik jo aq te mire te numrit 10, qendron basti i Mazzarrit per ish-bolonjezin.

KUNDERSHTARET- Te rekuperuar ne fotofinish si Barzagli dhe Vucinic, ku ne fillim te javes dukeshin te mbaruar, duke u permirsuar dita dites, Antonio Conte nuk i intereson shume trasferta e Parken te marten dhe hedh ne fushe supertitullaret(sic do thoshte Mazzarri). Malazezi eshte dhe do beje nje dyshe me Tevez, ashtu si ish-Wolfsburgu ne mbrojtje. Pastaj gjithcka e konfirmuar, me Pogba ne vend te Marchisios dhe Vidal ne krah te Pirlos. Lichtsteiner, sigurisht akoma me i preferuar se Isla.

RREZIQET- Vucinic i ka bere shpesh here keq Interit, ndersa tevez eshte ne heren e tije te pare kunder zikalterve. Kujdes te mos shkaktohen faulle ne limitin e zones, ku Pirlo mund te jete fatal dhe gjithashtu kujdes kraheve. Arma plus mund te jete Vidal. Mbrojtja zikalter ka treguar – pavarsisht rreshtimit me 3- qe vuan afrimet qendrore dhe kileni ka pikerisht aftesi per te sulmuar hapesirat duke i ndeshkuar kundershtaret nga mbrapa. Shpjegohet dhe keshtu zgjedhja e Taider.

KU TE GODASESH- vitin e kaluar Stramaccioni e fitoi me “pakujdesine” e hedhjes ne fushe ne Torino, Cassanon, Palacion, MIliton se bashku; kete here Mazzarri kerkone nje shkurtim si fillim dhe me deshiren per te goditur pabesisht. Mbi te gjtiha, Barzagli nuk mund te jete ne diten e tij me te mire dhe Bonucci-Chiellini, ne shpejtesi e siper kapen ne veshtiresi. Pa thene qe forca e Juves eshte loja nga krahet, mund te jete edhe themra e saj e Akilit, ne momentin ku Interi mund te nise aksionin me shpejtesi dhe preciozion.

E GJITHE VEMENDJA TE…- Jonathan-Nagatomo. Ndoshta kjo eshte dita e “diplomimit” per te dy anesoret e Mazzarrit. Deri tani si braziliani dhe japonezi i kane kaluar pritshmerite, duke treguar ne fushe se nuk jane aspak ‘bidona’ sic flitej. Kunder dy te eksperteve si Lichtsteiner dhe Asamoah, zikalterit homologe duhet te bejne ndeshjen e tyre perfekte, duke konfirmuar gjerat e mira te bera ne dy ndeshjet me pare. Loja e kontes si ajo e Mazzarrit, kalon neper zhvillimin e lojes se anesoreve: kush do ta fitoje kete duel, ndoshta do te fitoje edhe ndeshjen.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.