Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | August 25, 2019

Scroll to top

Top

296 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Analize Tottenham-Inter: Ne Wembley serish Vecino, Brozo, Perisic dhe Icardi.

Analize Tottenham-Inter: Ne Wembley serish Vecino, Brozo, Perisic dhe Icardi.
Ardis
  • On 28/11/2018, 17:00

Pothuajse nje finale. Inter-i fluturon ne Londer per tu perballur me Tottenham ne nje nga stadiumet me te rendesishem te globit, ose ndryshe Wembley. Mekat qe kushtet e fushes nuk jane ne gjendje te mire, por per pjesen tjeter jane te gjithe perberesit per te shijuar nje mbremje madheshtore te futbollit.

Zikaltrit i kane mposhtur anglezet ne ndeshjen e pare (2-1) dhe kane tre pike me shume: do te mjaftonte nje barazim per kualifikimin, por Spurs-at sapo kane mposhtur Chelsea-n e Sarri-t dhe, aktualisht, jane nje nga skuadrat me ne forme ne Europe.

Shume shpejt per te bere llogari mbi ndeshjet direkte, diferencat ne gola dhe kalendarin: hapesire per 90 minuta, per tu luajtur ne maksimum dhe te mos kene asnje keqardhje.

TOTTENHAMMauricio Pocchetino ka deklaruar se do te beje nderrime ne krahasim me ndeshjen e fituar 3-1 kunder Chelsea-s. I detyruar te beje nderrime ne repartin e mbrotjes, duke pare qe Foyth nuk ben pjese ne listen UEFA: ne vendin e tij do te rishikojme Vertonghen, qe per disa arsye nuk eshte ne kushtet e tij me te mira.

Por trajneri i Spurs-ave nuk ka alternativa te tjera, pervecse pozicionimi i Dier ne repartin e mbrojtjes ose impenjimin e te riut Walker-Peters. Eshte rekuperuar edhe Rose, ne grup ka qene vetem dje, dhe atehere Davies do te jete titullar ne korsine e majte.

Nje tjeter alternim, duke interpretuar fjalet e Pocchetino-s, persa i perket repartit te sulmit, me Lucas Moura ose Lamela te vend te Son. Per pjesen tjeter, me shume mundesi do te shikojme Eriksen me te terhequr dhe Alli pak me poshte vijes se sulmit dhe Kane ne krye. Vazhdojne te padisponueshem Trippier, Sanchez, Wanyama, Dembele dhe Janssen.

INTERLuciano Spalletti-t do ti duhet te beje pa Vrsaljko, keshtu qe ne te djathte do te aktivizohet D’Ambrosio. Skriniar dhe De Vrij duhet te konfirmohen ne qender, me Asamoah ne te majte. Miranda vazhdon te shpresoje ne nje vend titullari, mbase ne vend te hollandezit.

Ne krahasim me ndeshjen ne kampionat kunder Frosinone-s, trajneri zikalter propozon qe te aktivizoje qe nga fillimisi Vecino-n ashtu edhe Brozovic ne mes te fushes.

Perisic ne te majte, Icardi ne qender te sulmit. Politano, duke pare kushtet psikofizike te tejmbushura qe tregoi si me skuadren zikalter ashtu edhe me kombetaren Italiane, do te jete serish titullar ne krahun e djathte.

Me Nainggolan nga minuta e pare, me shume mundesi moduli qe do te luhet eshte 4-2-3-1, edhe pse tashme eshte kuptuar si zakonisht sjellja taktike qe ndiqet edhe nga menyra sesi pozicionohet ne fushen e kundershtarit.

Dalbert (i demtuar), Gagliardini dhe Joao Mario, sic eshte vene re, nuk bejne pjese ne listen e UEFA-s. Kujdes lojtaret qe jane ndeshkuar me karton: Skriniar, Brozovic dhe Perisic jane ndeshkuar njehere, dhe ne rast se ndeshkohen serish me karton te verdhe, do te ishin te detyruar qe te mos luajne ndeshjen e fundit kunder PSV Eindhoven.

FORMACIONI I MUNDSHEM

TOTTENHAM (4-3-1-2):  Lloris; Aurier, Alderweireld, Vertonghen, Davies; Sissoko, Dier, Eriksen; Alli; Lucas Moura, Kane.
PANKINA: Gazzaniga, Walker-Peters, Rose, Winks, Lamela, Son, Llorente.
TRAJNER: Pocchetino
TE SKUALIFIKUAR: Asnje
TE PADISPONUESHEM: Trippier, Sanchez, Wanyama, Dembelé

INTER (4-2-3-1): Handanovic; D’Ambrosio, De Vrij, Skriniar, Asamoah; Vecino, Brozovic; Politano, Nainggolan, Perisic; Icardi.
PANKINA: Padelli, Miranda, Ranocchia, Borja Valero, Candreva, Keita Baldé, Martinez.
TRAJNER: Spalletti
TE SKUALIFIKUAR: Asnje
TE PADISPONUESHEM: Vrsaljko

ARBITER: Çakir.
ASISTENTET: Duran e Ongun.
ARB. MBRAPA PORTE: Göçek e Simsek.
ARBITER I KATERT: Eyisoy.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.