Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

416 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ancelotti kurorezon Mourinhon: “Eshte nje i madh. Kam vetem nje kujtim te keq me te kur ishte tek Interi: ne ate kohe…”

Ancelotti kurorezon Mourinhon: “Eshte nje i madh. Kam vetem nje kujtim te keq me te kur ishte tek Interi: ne ate kohe…”
Inter Club Staff

Ata do te perballen ne Premier League por nuk eshte aspak hera e parer qe ndodh kjo gje ne karrieren e tyre.

Ancelotti dhe Mourinho jane perballur me njeri-tjetrin shume here si rivale dhe kane nje admirim teper te madh per njeri-tjetrin.

Ne prag te ndeshjes ndermjet Tottenham dhe Everton, gazetaret e kane pyetur tranjerin italian se cfare mendon per kritikat ndaj tranjerit portugez kohet e fundit dhe ai i eshte pergjigjur shume i vendosur.

“Te gjithe ne tekniket e dime se vleresohemi vetem ne baze te rezultateve, keshtu qe te pranojme kritikat eshte dicka teper normale.”

“Te kritikosh nje menaxher si Mourinho eshte me e veshtire, me e komplikuar, sepse une e respektoj ne radhe te pare si njeri.”

“Eshte nje mik i shtrenjte i imi. Kam me te nje kujtim teper te keq sepse kur une isha te Chelsea dhe ai tek Interi, jemi perballur ne Champions League. Me mundi dy here, jo vetem nje.”

“Por pervec kesaj, kam pasur vetem admirim per nje si ai, eshte nje menaxher shume i madh. Eshte ne gjendje te lexoje shume mire lojen. Do te jete e bukur ta shoh perballe.”

“Duhet gjithmone respekt per nje si ai qe ka shkruar historine kudo qe ka qene ne karrieren e tij. Gjithmone.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.