Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

3,249 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ancelotti: “Moratti, President me P te madhe. Me telefonoi ne 1995 dhe…

Ancelotti: “Moratti, President me P te madhe. Me telefonoi ne 1995 dhe…
Xhorxh Gellci

Trajneri aktual i Real Madrid, nga faqet e Gazzetta dello Sport, flet per lamtumiren e Morattit nga pronar i Interit dhe zbulon nje prapaskene interesante: “Ishte pranvera e 1995, e mbaj mend mire. Une beja asistentin e Arrigo Sacchit ne Kombetare. Kisha koken plot me presing, kundersulm dhe 4-4-2: studioja futboll, shikoja shume ndeshje, mbaja mend performancen e lojtareve. Kur ne bashkepunetoret kishim nje moment te lire, Sacchi na therriste per nje mbledhje surprize. Nuk kisha menduar akoma cfare do te beja si ‘i rritur’ “.

Nje dite ra telefoni: “‘Miredita, zoti Ancelotti. Jam Massimo Moratti. Mund te shkembejme dy fjale?’ Folem gjate, ai ishte bere prej pak kohesh president i Interit: po bente sondazhe per pankinen. Une, milanist brenda, kerkova kohe, u pergjigja qe duhet te flisja me Sacchin, te degjoja mendimin e tij. Ne fund Interi konfrimoi Ottavio Bianchi dhe une fillova karrieren time si trajner ne krye te Reggianes, ne Serine B. Kushedi cfare do te ndodhte nese une dhe Moratti do te gjenim nje marreveshje… Presidenti, e shkruaj me P te madhe sepse eshte mirenjohja me e mire qe mund t’i behet nje njeriu qe i ka dhene shume futbollit dhe pastaj ka qene kundershtar timi. Gjithmone i drejte, gjithmone korrekt: nje zoteri i vertete. Kurre nje polemike kunder meje, kurre nje fjale e tepert, pavaresisht sfidave te panumerta mes Milanit tim dhe Interit te tij. Derbyt ne San Siro i mbaj mend si momente korrektesie dhe sportiviteti. Dhe per kete klime duhet te falenderohen dy shoqerite dhe presidentet e tyre. Moratti, ne vitet e fundit, ka treguar dashurine e tij te madhe per Interin. Nje president-tifoz, sic ka qene babai Angelo: pa ekzagjerime dhe pa harruar qe, ne fund te fundit, futbolli eshte nje loje.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.