Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,180 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Andreolli: “Jam kthyer ne shtepi. Ja pse zgjodha numrin 6. Per mua, Fachetti..”

Andreolli: “Jam kthyer ne shtepi. Ja pse zgjodha numrin 6. Per mua, Fachetti..”
Xhorxh Gellci

Dite prezantimi per blerjet e reja ne qendren sportive La Pineta ne Pinzolo. Eshte rradha e Hugo Campagnaro dhe Marco Andreolli. I pari do te mbaje numrin 14 qe ishte i Guarin, ndersa Andreolli numrin 6, qe ishte i SIlvestre. Ketu keni fjalet e Marco Andreollit, te plota dhe ne gjuhen shqipe, te sjella nga inter.al:

Sa eshte e rendesishme per ty te kthehesh tek Interi? Ke menduar te jesh nje figure e rendesishme tek kjo skuader?

“Per mua eshte nje rikthim ne shtepi. Mbaj mend diten qe lashe pregatitjen e Brunicos 7 vjet me pare, per mua ka qene nga ditet me te trishtueshme te karrieres sepse largohesha nga ambjenti ku jam rritur. Dhe te kthehem pas disa vitesh te kaluara ne skuadra te tjera per tu rritur dhe permiresuar si lojtar, per mua eshte nje krenari shume e madhe. Kujtoj me shume kenaqesi Facchettin, ai ishte nga personat e pare qe me jepte keshilla, me qendronte afer per te me ndihmuar, dhe duke e njohur si person nuk fliste shume. Dinte te prekte aty ku duhej, dhe e kujtoj akoma ate dhe keshillat e tij. Te kthehem ne shtepi eshte nje motiv krenarie.”

Ne nje fare menyre, e konsideroje Interin si eksperience te mbyllur te karrieres tende?

“Jo, kurre nuk e kam arkivuar si histori. Qe kur jam larguar shume vite me pare, brenda meje kisha deshiren te beja gjithcka per te patur mundesine te rimerrja kete fanelle. Kam kaluar momente te veshtira sic ju ndodh gjithe futbollisteve, ka pasur edhe ndonje demtim, por kisha nje force te madhe duke menduar te rivishja kete fanelle.

Cfare te ka bere me shume pershtypje tek Mazzarri?

“Jemi akoma ne fillim, me ka bere pershtypje deshira dhe vendosmeria qe po i transmeton te gjithe skuadres. Ka shume vullnet per tu permiresuar, ketu ka kampione qe kane fituar gjithcka dhe per ne eshte nje shembull se duam te rritemi akoma, jane gjithmone ne krye per te motivuar grupin. Ka shume grinte.”

Eshte folur per ty edhe ne lidhje me Juven. Mendoje vetem per Interin?

“Po, e dija qe do te mundesha te kthehesha ne nje skuader tek e cila jam tifoz dhe e konsideroj mes me te mirave ne bote. Te jem rritur ketu eshte nje motiv me shume, te kthehem ne shtepi eshte thjesht e rendesishme.”

Te ka cuditur intensiteti i stervitjes?

“Jo, eshte normale sepse duhet vendosur benzine ne kembe por nuk eshte nje problem. Duam te punojme sa me shume te jete e mundur.”

Pse ke zgjedhur Interin duke pare qe te kerkonte dhe Milani?

“Ketu jam rritur, qe kur jam larguar kam patur gjithmone ne koke deshiren per tu kthyer ketu. Brenda kokes time ishte vetem ky objektiv. Giacinto me kishte thene disa gjera konfidenciale qe nuk mund ti them, por duhet ti respektoj.”

Traineri po te provon si qendermbrojtes. Eshte pozicioni jot?

“Po, traineri me shikon ne ate zone te fushes. Me ka thene qe do me provoje edhe ne role te tjera dhe une do te bej cfare me kerkon ai. Pastaj do shohim.”

Ke ndonje merzitje per eksperiencen me Romen? Ndjehesh i gatshem per Interin?

“Viti i pare me Romen nuk ishte i thjeshte sepse kisha disa probleme fizike. Kisha nevoje te mesoje, te beja gabime per te mesuar. Shume here, gabimet sherbejne per ti kuptuar dhe rinisur. Kjo me ka ndodhur edhe mu ne keto vite. Kam mesuar nga gabimet dhe kam ecur perpara. Tani qe jam ketu, jam ne nje moshe te ndryshme, me i maturuar dhe i vetedijshem per realitetin qe po jetoj. Ne moshen 27 vjecare duhet te rritem akoma, gjithmone. E ben Zanetti, te mos flasim per mua qe jam shume me i ri.

Si mund ta vendose Interi ne veshtiresi Juventusin?

“Ka shume deshire per hakmarrje, ka deshire per te patur rezultatet e te shkuares. Ketu duam te gjithe te ndjekim keshillat e trainerit per te patur sukses.”

Sa eshte e rendesishem mbeshtetja e tifozeve?

“Shume e rendesishme, duhet te na japin ate shtyse me teper per te punuar ne maksimum duke shpresuar qe do ja u paguajme mbeshtetjen qe na japin.”

Ka ndonje lojtar qe te ka bere pershtypje ketu?

“Jemi vetem ne fillim, por kjo skuader eshte e perbere nga lojtare te medhenj qe meritojne te jene ketu. Me ka cuditur deshira e kampioneve qe kane fituar gjithcka per tu rinisur, te na transmetojne ne ate uri dhe ate deshire per tu kthyer ne nivelet me te larta. Pastaj kualitetet e cdo lojtari do te duken brenda grupit. Nese duhet te permiresohemi, do e bejme se bashku.”

Pse e ke zgjedhur numrin 6?

“Kam zgjedhur kete numer per 3 arsye: 3+3 ben 6, dhe numri 3 ishte ai i te madhit Giacinto. Pastaj babai im eshte rritur me Interin e Armando Picchi qe kishte numrin 6 dhe te kujtoj emrin e tij me emocionon brenda, shpresoj te fitoj cerekun e asaj qe ka fituar ai. Gjithashtu, edhe mamaja ime kishte kete numer kur luante basketboll.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.