Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

410 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

ANSA – “Inter ‘blindon’ totalisht Appiano Gentilen: zikalterit kane bere me dije se sot menjehere pas lajmit per Alessandro Bastoni…”

ANSA – “Inter ‘blindon’ totalisht Appiano Gentilen: zikalterit kane bere me dije se sot menjehere pas lajmit per Alessandro Bastoni…”
Inter Club Staff

Diten e sotme ka ardhur lajmi i pare i keq nga lojtaret zikalter qe jane grumbulluar me kombetaret respektive.

Alessandro Bastoni, mbrojtesi i Interit, ka rezultuar pozitiv me virus ne tamponin e dyte te bere (i pari kishte dale negativ).

E menjehere pas ketij lajmi, Interi ka ndryshuar komplet programin e saj te stervitjes diten e sotme ne Appiano Gentile.

Fillimisht eshte blinduar Appiano Gentile nga stafi zikalter, dhe gjithesecili i eshte nenshtruar nje testi te ri per pozitivitet.

Por edhe lojtaret e mbetur ne Appiano, ashtu si tregon agjencia e njohur e lajmeve ANSA, i jane nenshtruar nje testi te ri.

Bashke me ta, edhe stafi ka kryer nje test tjeter. Nderkohe, diten e neserme do te behen testet e dyta per te gjithe prape.

Frika me e madhe eshte nje situate e ngjashme me ate te Genoas, ku 19 lojtare dolen pozitive dhe shume te tjere nga stafi.

Por jo vetem kaq: diten e sotme, askush nuk ka bere stervitje ne grup por ka pasur vetem stervitje individuale per te limituar sa me shume kontaktet me njeri-tjetrin.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.