Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,633 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ansaldi: “Loja me De Boer ndryshon, ndoshta duhej ky ndryshim. Icardi? Qendron. E zgjodha Interin…”

Ansaldi: “Loja me De Boer ndryshon, ndoshta duhej ky ndryshim. Icardi? Qendron. E zgjodha Interin…”
Bujar Berishaj

Pas konferences qe u anulua te henen e kaluar me rastin e ardhjes se De Boer, sot me ne fund u prezentua zyrtarisht si lojtar i ri i Interit. Po flasim per argjentinasin Cristian Ansaldi. Keto jane fjalet e tij.

Konferencen e nis Piero Ausilio, drejtori sportiv i Interit: “Ka pasur nje lendim te vogel, do t’i bejme se shpejti kontrollet mjeksore. Por fakti qe eshte ketu ne salle tregon sa profesionist eshte ky lojtar dhe plot me vlera. E kemi dashur forte pasi qe e kemi ndjekur prej vitesh, eshte nje lojtar qe i zgjidh shume probleme secilit trajner sepse luan ne te dy krahet e mbrojtjes”.

Cristian, meqe po ec mund te themi qe me e keqja eshte kaluar?
“Po, neser do te bej nje rezonance por nuk mendoj qe esteh dicka serioze”.

Pse keni preferuar Interin para Romes?
“Prej kur kam qene i vogel Interi ka qene klubi qe gjithmone me ka pelqyer edhe per shkak te shume argjentinasve qe kane luajtur ketu. Kam qene kur Ausilio e Zanetti me kane thirrur, nje arsye e forte per te ardhur ketu”.

Si kane qene keto 2 dite me De Boer?
“Me te loja jone do te ndryshoj shume, i pelqen te luaj ne kundersulme dhe te rekuperoj topin. Pastaj shohim”.

Ekzistojne premisat per t’u kthyer te fitoret?
“Ndonjehere nuk eshte ceshtje e parave ose e emrave te medhenje. Ne e kemi ne mendje Interin qe ka luftuar gjithmone per kampionat dhe Champions. Do e bejme te njejten”.

Interi do te ndihmoj qe te kthehesh te Argjentina?
“Dua te mendoj per klubin, e dime qe gjithcka varet vetem nga ne. Pastaj objektivat tjere vijne”.

Deshironi t’i jepni nje keshille Icardit?
“Mendoj qe e ka te qarte per te qendruar ketu. Per te ky klub do te thote shume, eshte i ri dhe ka per te mesuar por i di pergjegjesite qe ka roli i kapitenit. Do te qendroj ketu”.

Si e keni gjetur humorin e skuadres? Si e vlereson pregaditjen para-sezonale plot me transferta?
“Kur ka nje ndryshim grupi e ndjen, mendoj qe ne kete rast e kemi ndjere pozitivisht. Ndoshta klubit i duhej nje ndryshim. Shpresojme qe De Boer dhe grupi mund te kuptohemi mire”.

Keni nje preference per rolin?
“Jo, fale Zotit mund te luaj si ne te djathte ashtu edhe ne te majte sepse di t’i perdore mire te dy kembet. Pastaj shohim se cfare ka nevoje trajneri dhe cfare me kerkon. Une do te jap gjithmone me te miren”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.