Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,819 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Antoine Griezmann është ëndrra e Suning. Francezi pothuajse i paarritshëm por…

Antoine Griezmann është ëndrra e Suning. Francezi pothuajse i paarritshëm por…
Rinor Sopaj

Ndër objektivët e Suning për merkaton e verës, sigurisht se është Antoine Griezmann edhe pse rruga për të arritur te francezi është shumë e komplikuar për disa arsye. Ka kontratë të vlefshme me Atleticon deri më 2021 dhe një pagë prej 7 milionë eurosh (plus bonuse) dhe e cila ka një klauzolë prej 100 milionë eurosh. Mirëpo për një grup me fuqi ekonomike si Suning nuk ekzistojnë lojtarë të paarritshëm mirëpo gjithsesi bëhet fjalë për një investim shumë të madh sidomos në qoftë se edhe këtë vit zikaltërit mbesin jashtë Ligës së Kampionëve dhe kështu humbin edhe mundësinë që t’i shtojnë bilancit të tyre edhe paratë nga Uefa. Arsyeja e dytë është konkurrenca e lartë: Atletico e di shumë mirë që mbajtja e Griezmann në skuadër edhe vitin e ardhshëm nuk do të jetë e lehtë dhe tashmë kanë shfaqur interesim për Iago Aspas, Alexis Sanchez dhe Lacazette. Problemi është që francezi ka zgjuar interesimin e shumë skuadrave të mëdha: mbi të gjitha qëndron Unitedi i Mourinhos, i cili konsiderohet si skuadra favorite për francezin pasi që përveç parave kanë edhe Pogban i cili është një mik i mirë i sulmuesit të Atleticos mirëpo gjithashtu ia vlen të përmenden edhe Chelsea dhe PSG. Përveç forcës ekonomike duhet pasur parasysh edhe Ligën e Kampionëve: është e vështirë të mendohet se Griezmann do të luante sezonin e ardhshëm te një skuadër e cila nuk është e kualifikuar në garën më prestigjoze për klube. Ja pse vendi i tretë mund të jetë vendimtar edhe për merkaton.

(Corriere dello Sport)

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.