Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

433 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Antonello jep lajmin e madh: “Inter, Pirelli do te hiqet nga bluza zikalter. Ne vend te saj nje sponsor nga…”

Antonello jep lajmin e madh: “Inter, Pirelli do te hiqet nga bluza zikalter. Ne vend te saj nje sponsor nga…”
Inter Club Staff

Administratori i Deleguar i Korporates se Interit, Alessandro Antonello, ka dhene nje interviste per Il Sole 24 Ore.

Ne kete interviste, ai ka zbuluar dhe pranuar per here te pare se Pirelli nga fanella e Interit do te largohet ne fund te ketij sezoni.

“Aprovimi i bilancit? Duke pare trendin ne renie, eshte urgjent realizimi i nje stadiumi kualitativ sa me shpejt ne distriktin e sportit ne San Siro.”

“Mjafton te mendosh se ne San Siro nuk mund te ofrosh asgje sot pervec ndeshjesh, por publiku do me shume se kaq.”

“Bashke me Milanin kemi depozituar pak dite me pare nje projekt te ri teknik dhe po presim nje pergjigje nga Komuna.”

“Urojme qe procedura te behet shpejt edhe sepse qyteti pret zgjedhjet e reja ne pranvere.”

BRAND INTER – “Vlera e brandit te Interit eshte rritur me 245% ne 5 vitet e fundit.”

“Por edhe fanbase eshte rritur ne 43 milion followers dhe na ben te jemi klubi i nente ne bote per momentin.”

“E ketu presidenti Zhang ka treguar se sa shume e rendesishme eshte qe te zgjerohet fan experience per te rekuperuar edhe tifozet e gjenerates Z.”

“Evolucioni i media company ku kemi investuar shume resurse, duke rritur prodhimet dixhitale dhe inovative, na ka bere qe te kapim 340 milione shikime dhe 560 interaksione.”

DYQANE FIZIKE DHE E-COMMERCE – “Eshte nje program nga ku presim shume. Ashtu si media company e re e Liges sapo te futen fondet.”

“Pas nje trevjecari 2021-24 qe mund te sjelle ulje, presim qe te vlersojme sa me shpejt produktet e Serie A ne nje menyre me te mire.”

NEVOJE PER LIKUJDITET – “Rrogat sot jane 75-80% te te ardhurave te klubeve.”

“Duhet te gjejme nje marreveshje ne nivel europian per te reduktuar rrogat.”

“Jemi gati per sfida industriale te futbollit, por te gjithe duhet te bejne pjesen e tyre per kete gje.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.