Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

826 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Antonello: “Merkato nuk ka perfunduar. Vidal? Nje kampion, te shohim ne oret e ardhshme…”

Antonello: “Merkato nuk ka perfunduar. Vidal? Nje kampion, te shohim ne oret e ardhshme…”
Bujar Berishaj

Alessandro Antonello, administrator i deleguar i Interit, sot ishte pjesemarres ne shortin e kalendarit te Serie A.

E pyetjet rreth merkatos, me emrat si Vidal e Vrsaljko, nuk kishin se si te mungonin. Pa harruar edhe disa komente rreth Nainggolan e rinovimit te Icardit por edhe merkatos ne pergjithesi.

“Interi ne kete kampionat deshiron qe te kete nje rol si protagonist. Nuk dua te flas shume per merkaton sepse me te merren drejtoret tane por mund te them qe ka akoma disa pjeseza qe na mungojne per t’u kompletuar”, ka thene ai.

I pyetur rreth se ardhmes se Icardit dhe nje rinovimi eventual, administratori i deleguar zikalter ka thene se me te nuk ka asnje problem dhe se ne javet e ardhshme do te takohen me kapitenin e Interit per te folur. “Nuk ka asnje nxitim, ai eshte kapiteni i skuadres sone dhe nuk ka asnje presion per kontraten”, ka shtuar Antonello.

“Nainggolan eshte nje blerje e madhe, presim shume nga ai por edhe nga e gjithe skuadra. Eshte vetem nje nga blerjet qe kemi bere kete merkato”, ka deklaruar Antonello qe pastaj ka folur edhe dy lojtare ne vecanti. Behet fjale per kroatin Sime Vrsaljko dhe kilenin Arturo Vidal qe jane dy objektiva te merkatos.

“Vrsaljko? Mund te them qe tratativa eshte e hapur dhe me kete po punojne drejtoret tane. Do te shohim se si do te zhvillohen gjerat”, ka komentuar Antonello rreth Vrsaljkos, me kete te fundit qe tani duket me afer Interit pas raportimeve te fundit nga eksperti i merkatos Gianluca Di Marzio me kontaktet e fundit mes paleve qe kane qene pozitive.

Ne fund Antonello ka folur edhe per kilenin Arturo Vidal qe duket ne largim e siper nga Bayern Munich dhe eshte nje emer i nxehte per merkaton e Interit: “Ai eshte nje kampion i madh qe mund te ndihmoj skuadren ne arritjen e objektivave. Na pelqejne lojtaret e medhenje dhe te shohim cfare do te ndodh ne oret e ardhshme”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.