Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

5,355 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Antonio Candreva eshte me origjine Shqiptare. Kete gje e zbulon…

Antonio Candreva eshte me origjine Shqiptare. Kete gje e zbulon…
Inter Club Staff

Qe Candreva vjen nga nje familje arbereshe, kjo gje dihej prej kohesh, por askush nuk kishte bere nje kerkim te mirefillte.

Kete gje e ka bere gazetari i mirenjohur shqiptar Marin Mema i cili ka shkruar edhe nje artikull te gjate per Candrevan dhe Musachaion e Villareal, edhe ai me origjine shqiptare.

Ky me poshte eshte shkrimi i plote nga Mema:

“Ata janë dy futbollistë mjaft të njohur, të dy me origjinë të hershme shqiptare. Sigurisht, ka shumë të tillë që luajnë në kombëtaret e vendeve të ndryshme, por për Antonio Candreva-n e Interit dhe Mateo Musacchio-n e Villarealit është folur e shkruar më pak.

Mateo Musacchio luan në pozicionin e mbrojtësit të qendrës me skuadrën e Villarealit. Ai ka lindur në vitin 1990 në Rosario të Argjentinës dhe konsiderohet si një ndër futbollistët më të talentuar të ligës së parë spanjolle. Jo më kot ekipi i Milanit gjatë sezonit të merkatos në verë shpesh mendoi ta afronte argjentinasin për të forcuar mbrojtjen, por çmimi i lartë, mbi 20 milionë euro, e bëri të pamundur për momentin transferimin e tij në Itali.

Por si lidhet origjina e këtij futbollisti me Shqipërinë?

Në fakt, mbiemri i tij në rrënjë është ai i një prej familjeve më të njohura fisnike shqiptare. Mateo, mbiemrin e shqipëruar e ka Muzaka. Familja e futbollistit e ka origjinën nga arbëreshët e Portocannones në rajonin e Molises. Zhvendosja nga Arbëria në Itali ka ndodhur gjatë lëvizjeve të mëdha të shekullit XV ose edhe më parë. Ndërkohë që sipas të dhënave, fundshekulli XIX dhe fillimi i shekullit XX shënon mes italianëve të shumtë të emigruar në Argjentinë edhe një numër jo të vogël shqiptarësh. Pikërisht kjo është lidhja e Mateos me Argjentinën, pavarësisht se origjina e qartë e tij është arbëreshe.

Thuajse e njëjtë është edhe historia e Antonio Candreva-s, lojtar i Interit dhe Kombëtares Italiane. Gjyshi i tij ka lindur në gjirin e komunitetit arbëresh të Tirreno Cosentino. Jo më kot vetë Candreva disa kohë më parë ka vizituar komunën e Falconara Albanese në provincën e Kozencës, ku është takuar me kreun e saj Ercole Conti.

Në fakt, historiografia shqiptare ka pjesë të sajën një pinjoll të familjes Candreva. Ai është Karmel Candreva, i cili ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në ruajtjen e identitetit tek arbëreshët, komunitet të cilit edhe i përkiste. Ai publikoi edhe disa vepra, siç ishte ajo e vitit 1979, kushtuar të drejtës së arbëreshëve për të ruajtur gjuhën e tyre amtare duke e mësuar nëpër shkolla.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.