Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

2,695 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Antonio Candreva ne drejtim te Turqise?

Antonio Candreva ne drejtim te Turqise?
Inter Club Staff

Ne kete sezon ai ka bere vetem 7 paraqitje ne fushen e lojes dhe normalisht te gjithe e kane kuptuar (por edhe ai) qe nuk eshte aspak ne qender te projektit zikalter.

Po flasim per Antonio Candreva qe ne veren e shkuar ka refuzuar nje kalim tek Monaco.

Por me sa duket, ai mund te largohet tani ne janar per te luajtur me vazhdimesi diku tjeter.

Nuk eshte dicka e re fakti se rreth tij po levizin goxha ujrat, sepse agjenti po kerkon nje sistemim ku ai te luaje me shume.

Ne ditet e kaluara ka pasur disa zera qe e kane pare afer West Ham, por lajmet e fundit sot nga Turqia flasin per nje transferim te mundshem te italianit ne drejtim te Turiqse.

Sipas Fanatik, Candreva i eshte ofruar Fenerbaces pikerisht nga agjenti i tij. Skuadra turke ka nevoje per perforcime gjate kesaj merkatoje dhe nga ana tjeter 31 vjecari italian deshiron te luaje me shume.

Drejtuesit turq ne keto momente po mendojne per kete opsion dhe ne ditet e ardhshme mund te kete zhvillime te tjera.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.