Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

644 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Antonio Conte habitet dhe i dergon nje mesazh Mourinhos: “Ka ardhur vertete te Roma? Atehere i them se…”

Antonio Conte habitet dhe i dergon nje mesazh Mourinhos: “Ka ardhur vertete te Roma? Atehere i them se…”
Inter Club Staff

Antonio Conte, i ndalur per mikrofonat e Itala 1, ka folur nder te tjera edhe per rikthimin ne Serie A te Jose Mourinhos.

Ai eshte habitur shume sepse gjate intervistes, gazetari i ka zbuluar se Jose Mourinho eshte rikthyer ne Itali dhe do te stervise Romen, nje lajm i atyre minutave kur Conte ishte ndalur per interviste.

“Jose Mourinho? Ka ardhur vertete te Roma? Atehere i them se eshte i mireseardhur. Eshte nje lajm shume i bukur.”

“I uroj me te miren e mundshme duke perjashtuar heret qe do te ndeshet me Interin. A do ta perqafoj? Sigurisht. Ka respekt reciprok.”

“Kur ka kompeticion, gare, atehere vlen ajo shprehja latine ‘vdekja jote jeta ime’. Fitorja e kampionatit eshte nje gezim shume i madh si per lojtaret si per drejtuesit e si per mua.”

“Natyrisht edhe per mua, por kur behesh tranjer i nje skuadre, behesh edhe tifozi i saj numer nje gjithashtu.”

“Keshtu ka ndodhur qe te Arezzo e me radhe. Agnelli? Jo (qesh), nuk me ka telefonuar, por ka uruar Zhang, kjo mjafton njehere e mire.”

“E ardhmja? Le te festojme te tashmen, pastaj te shohim cfare do te bejme. Do te zgjedhim me te miren e mundshme per Interin.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.