Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

678 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Antonio Conte i ‘terheq’ veshin Hakimit: “Eshte shume i mire, por duhet me mire ne kete…”

Antonio Conte i ‘terheq’ veshin Hakimit: “Eshte shume i mire, por duhet me mire ne kete…”
Inter Club Staff

Ka qene edhe njehere nje ndeshje shume e mire ajo e Interit te Antonio Contes, qe ndaj Beneventos ka shenuar pese gola dhe ka pesuar dy.

Nje rezultat tjeter qe sjell ne shtepi tre pike te tjera per zikalterit. Por ne pjesen e dyte ka pasur nje shqetesim jo te vogel per Arturo Vidal sepse ai doli nga fusha e lojes me heret per nje problem ne kofshe.

Per kete dhe per Hakimi, tekniku zikalter ka folur per mikrofonat e Inter TV duke dhene nje interviste te shkurter.

“Ka shume lojtare te rinj dhe dy eksperte si Kolarov dhe Vidal, nje te ri si Hakimi por edhe nje si Perisic qe eshte rikthyer ne grup.”

“Jane te gjithe lojtare qe duket sikur kane vite qe luajne me Interin.”

Si eshte Vidal? A eshte ne rrezik per te dielen?

“Nuk e di akoma, kam folur me te. Me tha se kishte pesuar nje goditje dhe po e shikoja duke caluar teksa vraponte ne mesfushe. Ai nuk me kerkoi asgje por une menjehere nuk u mendova dy here per ta nderruar.”

“Vitin e kaluar kemi vuajtur shume ne mesfushe dhe duke pasur Barella gati, nuk doja te rrezikoja asgje.”

“Neser (sot) do te shohim situaten edhe nga ana mjekesore dhe do te shohim cfare do te ndodhe.”

Cfare ka sjelle Achraf Hakimi ne menovren kompleksive te Interit?

“Hakimi eshte nje lojtar me potencial teper te madh, i lindur per te bere kete lloj roli: te pestin e mesfushes.”

“Ai ka disa te dhena sulmuese teper te rendesishme. Por per mendimin tim duhet te permiresohet ndjeshem ne mbrojtje. Duhet te beje me mire ne kete faze.”

“Te luash me tre mbrojtesa qendre i jep pikerisht mundesi atij qe te tregoje kualitetet qe zoteron.”

“Ka qene nje investim shume i rendesishem per Interin ne kete merkato, prandaj duhet te vazhdoje te punoje.”

“Por sipas meje, ka bere nje interpretim teper te mire te ndeshjes. Shpresojme qe te vazhdoje ketu. Gjithashtu, shume pune ne mbrojtje.”

“Duhet te behet nje lojtar i kompletuar qe te ndihmoje skuadren sa me shume.”

Te dielen ne oren 15:00 e ka radhen Lazio. Nje mendim per kete ndeshje?

“Do te jete nje ndeshje shume e veshtire, por ne duhet te bejme ndeshjen tone pavarsisht kundershtarit qe do te kemi perballe.”

“E rendesishme te vazhdojme rrugetimin qe kemi nisur dhe te kemi nxjere mesime nga gabime ne te kaluaren.”

“Kete i them gjithmone djemve: qe duhet e luftojme ne cdo moment, sikur te jete ndeshja e fundit. Do te jete nje ndeshje e rendesishme por pres nje ndeshje te mire nga djemte e mi.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.