Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 8, 2022

Scroll to top

Top

1,376 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Conte: “Nje hap i madh perpara ne mentalitet, Sensi i mrekullueshem. Per merkaton ju them se nuk do te habitem.”

Conte: “Nje hap i madh perpara ne mentalitet, Sensi i mrekullueshem. Per merkaton ju them se nuk do te habitem.”
Inter Club Staff

Menjehere pas suksesit ndaj Cagliarit, per mikrofonat e Sky Sport ka folur Antonio Conte per gjithcka cfare ka ndodhur ne fushe por edhe per merkaton. 

“Nje hap perpara ne mentalitet. Qe ne konferencen per shtyp e kisha thene qe sot do te ishte shume e veshtire.”

“Ne kete fushe vuajne te gjithe sepse duhet te luash ndeshje te pista dhe duhet te jesh i zoti qe tja kthesh ne te njejten menyre.”

“Mendoj se e kemi alternuar ne disa momente te mira dhe ne disa momente te keqija ndeshjen edhe pse pa qellim. Por duhet te permiresohemi.”

“Rruga eshte shume e gjate, duhet fituar qe te fitojme sa me shume moral. Por duhet te kontrollojme mire cdo gje.”

Ne fund te ndeshjes i ke kerkuar skuadres te sulmoje dhe te vendoset lart.

“E nenvizoj se kam gjetur nje grup djemsh qe jane shume te zotet. Dhe kur ke keta djem, cdo gje behet me e thjeshte per mua dhe stafin tim.”

“Mentaliteti duhet permiresuar por nuk duhet te harrojme qe ne skuader ka lojtare te shumte qe kane fituar dicka ne karrieren e tyre.”

“Mentaliteti fitues te jep fitore edhe e di shume mire se si duhet te dalesh nga situata te caktuara. Por na duhet shume pune dhe pikerisht per te ulur kete distance po luftojme. Duke i mrekulluar te gjithe dhe duke u permiresuar, ndeshje pas ndeshje.”

Sensi eshte bere nje “sulmues” i mesfushes?

“Po flasim per nje qe e shikon futbollin ne menyre perfekte dhe e transmeton ne fushe gjithcka cfare une i them.”

“Sot mendoj se ka qene pak poshte ne pjesen e pare por ne pjesen e dyte thjesht i mrekullueshem, cfare lojtari.”

“Kemi lojtare ne skuader me karakteristika si ato te miat si futbollist: Vecino, Barella, Brozovic nese do te luante ne qender si dhe Sensi.”

“Une pres shume per shembull nga Vecino dhe Gagliardini: uruguajani mund te beje shume mire me kete sistem dhe Gaglia duhet te rikthehet ai lojtar qe kam pelqyer shume une ne te kaluaren.”

“Sensi ka kapacitet, e tregon kete ne cdo moment. Barella po futet ne mekanizma me pak vonese. Nicolo nuk mund te luaje perpara mbrojtjes gjithesesi, eshte me shume nje “mezzala” dhe mund te behet nje shume i forte. Ka gjithcka cfare duhet.”

Si po e jeton diten e fundit te merkatos? Icardi do te shkoje tek PSG?

“Ne menyre shume te thjeshte dhe te qete do e kaloj. Ne e dime qe merkaton tone e kemi bere edhe pse po ndodhi dicka, nuk do te habitesha. Por dua te habitem ne menyre pozitive.”

“Une shikoj dhe jam i lumtur me skuadren qe kam. Kur shikon nje si Ranocchia qe eshte i gjalle dhe jeton per nje here te dyte ne fushe dhe ne fund ne fitojme, jam shume i lumtur. Shihet qe nepermejt punes te gjithe mund te behen te rendesishem.”

Po nese Icardi qendron?

“Do te ndodhe ajo qe ka ndodhur deri me sot.”

Keshtu nuk do te luaje?

“Eh, eh… (qesh dhe largohet).”

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.