Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

824 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Antonio Conte nuk ka asnje dyshim: “Ja kush e fiton Scudetton kete sezon ne Itali. Jam i bindur per…”

Antonio Conte nuk ka asnje dyshim: “Ja kush e fiton Scudetton kete sezon ne Itali. Jam i bindur per…”
Inter Club Staff

Diten e sotme, Antonio Conte ka dhene nje interviste interesante per Sky Sport, ku ai ka folur edhe per Interin.

Nderkohe, keto kane qene fjalet e tij te plota:

A je i lumtur per Tottenhamin tend?

“Jam shume i lumtur per menyren se si po punojme. Po bejme vertete shume, por gjithmone e me shume po bindem se do te duhet kohe dhe durim.”

“Shume lojtare jane te rinj. Kane nevoje qe te rriten dhe te bejne eksperience me kalimin e sezoneve.”

Si i transmeton ti karakter skuadres?

“Gjeja e pare eshte qe ti transmetoj atyre njohuri futbollistike. Me ato behesh me i forte sepse perballesh me situatat ndryshe.”

“Me force dhe personalitet. Ne nivel karakterial, kjo eshte te perballesh sa me mire me cdo ndeshje.”

“Ne jemi nje skuader qe po rritemi dita dites. Edhe ne nivel psikologjik.”

A mund te behet nje paralelizem me Interin tend te pare?

“Eshte gjithmon e veshtire qe te besh krahasime. Me siguri qe kur merr ne dore nje skuader qe nuk fiton prej shume kohesh, ehste e paevitueshme qe edhe besimi te bjere menjehere sapo merr disa rezultate negative.”

“Negativiteti keshtu rritet gjithmone e me shume, peson gola dhe e ke te veshtire qe te pranosh ate qe po ndodh.”

“Eshte ajo qe po bejme kohet e fundit. Por ben pjese e procesit te rritjes se nje skuadre qe deshiron te behet kompetitive.”

“Ne tani jemi nje nga shume skuadrat qe jane ne mes. Ne krahasim me te kaluaren, ne nivel prespektive dhe ambiciesh, personalisht jam ne situate shume te ndryshme. Por vetem tani e kam kuptuar.”

Vertete e ke kuptuar vetem tani?

“Nga jashte mund te duket dicka ndryshe. Por te futesh ne mes te sezonit nuk eshte asnjehere e thjeshte.”

“Une i kisha premtuar vetes te mos e beja, por e kam pare si nje sfide. Por vetem pasi futesh, e kupton ate qe po ndodh.”

“Te mos harrojme qe nga janari jane larguar kater lojtare te rendesishem dhe nuk e prisja. Nderkohe kane ardhur dy lojtare: ne leter nuk je perforcuar, jane sinjale veshtiresie.”

Ka pasur disa situata te Tottenham ne merkato qe nuk te kane pelqyer?

“Te maresh Kulusevski dhe Bentancour nuk eshte e thjeshte. Ata jane profile perfekt per klubin tone: elemente qe duhet te rriten ende dhe qe nuk jane gati ama.”

Te Inter ti kerkoje lojtare te gatshem…

“Po ketu ndodhet problemi. Misioni i klubit aktual eshte ky. Nese deshiron te rritesh me shpejt, ke besim per lojtare gati. Por vizioni i klubit eshte ky dhe e kam kuptuar.”

Scudetton kush e fiton ne Itali?

“Scudetton e fiton Inter. Jam i bindur qe ai shkon per Inzaghin.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.