Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

3,147 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Antonio Conte zbulon prapaskenen: “Te Interi kerkova me ngulm nje lojtar, por nuk erdhi sepse Juve kishte me shume para…”

Antonio Conte zbulon prapaskenen: “Te Interi kerkova me ngulm nje lojtar, por nuk erdhi sepse Juve kishte me shume para…”
Inter Club Staff

Antonio Conte shpesh ne keto kohe kthehet prapa ne kohe dhe flet per momentet qe ka kaluar tek Interi.

Ish-tranjeri zikalter e ka bere perseri kete gje diten e djeshme ku ka kujtuar se sa me ngulm ai ka dashur nje lojtar tek Interi.

Por me sa duket, sipas tranjerit italian kjo gje ka qene e pamundur per shkak se Juventusi ka pasur me shume para per merkaton.

Keto fjale Conte i ka thene nje dite pas Tottenhami i tij ka mundur Newcastle United me rezultatin 5-1 dhe protagonist ka qene Kulusevski.

“Kur une stervisja Interin e kam dashur Kulusevskin tek Interi. Kam provuar madje ta blej por pa sukses.”

“Ne ate kohe Juventusi levizi me shpejt drejt tij dhe arriti ta merrte ne ate kohe nga Parma dhe Atalanta qe kishte kartonin.”

“Mbase kishin me shume para se neve ne ate kohe per merkaton (qesh). Por po flasim per nje lojtar qe eshte vetem 22 vjec.”

“Kulusevski duhet te vazhdoje te luaje keshtu, eshte shume i forte fizikisht dhe shume i zoti tekinikisht. Mendoj se per Tottenham eshte nje blerje e madhe per te tashmen dhe te ardhmen.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.