Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | January 20, 2019

Scroll to top

Top

1,006 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Argjentina, Pep Guardiola ul shpresat e Icardit per tu grumbulluar: “Dua t’ju them qe…”

Argjentina, Pep Guardiola ul shpresat e Icardit per tu grumbulluar: “Dua t’ju them qe…”
Inter Club Staff

Ka nje levizje te gjere ne Argjentine per grumbullimin e Mauro Icardit me kombetaren e argjentines nga ana e mediave vendase por edhe e tifozeve albicelest qe e duan me cdo kusht kapitenin e Interit te grumbulluar sepse mendojne se do te ishte nje shtyse mjaft e madhe per kombetaren e tyre ne boterorin e Rusise. 

Ata nuk arrijne te kuptojne dhe vazhdojne te mos kuptojne zgjedhjen e Sampaolit i cili pritet te lere jasht Icardin dhe te grumbulloje Higuain dhe Dybala, dy lojtare me shume cilesi teper te larte, por qe kete sezon nuk kane luajtur aq mire sa Icardi dhe me kombetaren e argjentines nuk eshte se kane treguar ndonje gje sa here i eshte dhene mundesia.

Pikerisht nga keto faktore nisen tifozet dhe mediat ne argjentine, por vendimi ne fund do i takoje gjithmone Sampaolit.

Ai ishte ne nje tur Europian keto dite ku takoi shume lojtare, nder te tjere edhe Mauro Icardin dhe ende nuk dihet vendimi i tij edhe pse parashikimet jane negative.

Argjentina ka nje sulm yjesh e te mbipopulluar dhe Icardi me Lautaro Martinez, sipas gazetes argjentinase Ole, po prisnin lajme nga Aguero i cili nese do te humbiste boterorin per shkak te demtimit, atehere vendin e tij do e zinte njeri nga dy lojtaret e Interit (Lautaro transferohet ne qershor ne Milano).

Gjithesesi, Pep Guardiola ka dhene nje lajm jo te mire ne nje fare menyre si per Icardin, por edhe per Lautaron.

Ai ka folur per mediat dhe ka thene:

“Dua tju them se kam marre informacione nga doktor Ramon se Aguero do ja dale te jete ne Kupen e Botes”, duke shpjeguar se Kun do te jete tek Argjentina dhe keshtu shanset e Icardit jane ulur akoma me shume.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.