Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

382 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Argjentinasit qe kane bere historine me Interin: ja numrat rekord ne pritje te Martinez!

Argjentinasit qe kane bere historine me Interin: ja numrat rekord ne pritje te Martinez!
Bujar Berishaj

Lautaro Martinez eshte tashme edhe zyrtarisht nje lojtar zikalter.

Se bashku me italianin Matteo Politano jane dy prurjet e Interit kete merkato ne repartin e sulmit, ne pritje te nje blerje tjeter te nje sulmuesi krahu me Malcom si emrin me te nxehte.

E ne nderkohe eshte edhe vet sajti zyrtar i UEFA qe i jep mireseardhjen blerjes se re zikalter Lautaro Martinez pasi qe i ka bere nje pershkrim te shkurter karrieres se lojtarit argjentinas.

UEFA gjithashtu ndalet edhe tek disa detaje me argjentinasit qe kane bere historine e Interit duke cituar lojtaret legjendar si Javier Zanetti, Diego Simeone, Esteban Cambiasso, Hernan Crespo, Diego Milito dhe kapitenin aktual Mauro Icardi.

Ne nje klasifikim me argjentinasit me me se shumti paraqitje ne fanellen zikalter kryeson kapiteni i perjetshem Javier Zanetti me 858 paraqitje, i ndjekur me Esteban Cambiasso me 431, Demaria me 295, Samuel me 235 dhe Julio Cruz me 196.

Sa i perket golave te shenuar ne krye eshte Mauro Icardi me 182, pastaj vijne Demaria me 86, Angelillo me 77 dhe ne fund Julio Cruz dhe Diego Milito ne kuoten e 75 golave.

Tani i perket nje tjeter argjentinasi, edhe ai sulmues, qe te ndjek rrugen e bashkombasve te tij qe gjithmone kane pasur nje lidhje speciale me fanellen zikalter.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.