Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

207 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Arthur del hapur: “Interi eshte nje klub i madh dhe interesimi i tyre me mbush me krenari por tani nuk eshte momenti.”

Arthur del hapur: “Interi eshte nje klub i madh dhe interesimi i tyre me mbush me krenari por tani nuk eshte momenti.”
Inter Club Staff

Ne Spanje flitet cdo dite per nje transferim te mundshem te Lautaro Martinez tek Barcelona ne vere me katalanasit qe po kerkojne te bindin Interin me lojtare ne shkembim.

Zikalterit nderkohe, dihet se i kane vene syte tek Arthur Melo, braziliani i talentuar i Barcelones i ditelindjes 1997.

Ai ka folur per Gazzetta dello Sport sot dhe ka qartesuar gjithcka ne lidhje me te ardhmen e tij dhe zerat per nje kalim te mundshem tek Interi.

“Per cdo lojtar ne bote eshte nje motiv krenarie qe emri i tij te lakohet nga nje klub i madh ne nivel boteror si Interi.”

Barça must pay more for Arthur Melo

“Eshte nje klub me lojtare te medhenj dhe nje tranjer te madh. Por pasi them kete, tani per tani ne mendjen time kam vetem Barcelonen.”

“Ndihem shume mire si tek skuadra por edhe ne qytet dhe me sinqeritet e shoh veten edhe per disa vite ketu.”

Keshtu, asnje spirale per ardhjen e tij ne Milano? E perditshmja italiane shpjegon: “Progresioni eshte, por Arthur nuk thote se ka nevoje ne kete moment per te ndryshuar ambjent.”

“Ai nderkohe pranon se ka stime per Conten dhe per projektin e Interit. Per momentin per te eshte ende heret per tu larguar.”

“Pavarsisht se nderrimi i tranjerit ka sjelle disa turbulenca ne Barcelone, ai per momentin duket se nuk do te levize.”

“Ne kete moment, Arthur falenderon Interin qe ka menduar per te, por ai me sa duket deshiron te heqe emrin e tij nga nje tratative e mundshme.”

“Ai nuk ka deshire te largohet dhe nuk deshiron te futet ne asnje tratative me Interin per Lautaro Martinez sepse e shikon vetem tek Barcelona edhe per disa vite.”

“Me vone, do te shihet. Por nese gjerat do te ndryshojne, ne Barcelone, ne Milanon zikalter apo ne bote, Interi do mund te nise nje tratative pa problem ne drejtim te te riut brazilian.”

“Por ashtu si jane gjerat ne kete moment, duket se nuk ka shume mundesi qe kjo te ndodhe dhe se ai me shume gjasa do te qendroje ne Barcelone ende edhe per ca kohe.”

Nderkohe, sot per sot, Interi me sa duket po mendon per lojtarin e Bayern Munich, Corentin Tolisso qe eshte ne dalje nga klubi gjerman ashtu si treguam edhe nje lajm me pare.

Ai shihet si favorit edhe ndaj Arturo Vidal duke pare moshen e ketij te fundit ne krahasim me ate te kampionit te botes.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.