Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,568 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Arti i mos-futjes ne tratativa me Milanin…

Arti i mos-futjes ne tratativa me Milanin…
Xhorxh Gellci

Eshte nje merkato e kujdesshme dhe e kursyer ajo qe po bejne skuadrat milaneze. Gomez dhe Higuain kane ardhur ne itali, pa asnje tentative shqetesimi nga dy prej skuadrave me te medha italiane. Kohe te veshtira, kur prestigji eshte i detyruar te mate forcat me portofolin. Nese Interi prej Janarit deri tani ka percaktuar disa ceshtje te rendesishme per te ndertuar nje skuader kompetitive (ka akoma per te bere), Milani, tani per tani, ka ndertuar pak ose asgje. Pas ceshtjes Allegri iken-Allegri qendron, ka kaluar ne nje telenovele klasike: lamtumiren e Robinhos. Pas diskutimeve me Santos-in, Milani i ka rinovuar kontraten. Sot ka ardhur pergjigja e ftohte e presidentit te CSKA per Honda, qe tregonte se oferta kuqezi ishte e papershtatshme. Dje, demtimi i disate qe ben te shqetesohet Galliani: Bonera jashte tre muaj. Ne kete pike, eshte ndezur nje drite e zbehte. Pse te mos provojme te marrim Silvestre, lojtar zyrtarisht jashte skuadre tek Inter? Me vertet, pse jo?

Milani i ka te gjitha te drejtat te mundohet te mbylle nje marreveshje me kosto te ulet (edhe pse mund te diskutohet se pse Galliani ka gjetur me pare marreveshjen me lojtarin sesa me skuadren e Interit, pavaresisht se lojtari eshte i Interit me te gjitha efektet). Interi ne te kundert ka te drejten per te refuzuar. Le te shikojme tre motive te shkelqyera pse nuk duhet te lejojme kalimin e Silvestre tek Milan.

1. I pari eshte ABC i nje traktati qe mund te quhet: “Arti i mos-berjes te tratativave me Milanin“. Kuqezinjte kane shume nevoje per nje mbrojtes qendror, dhe duke qene se ne jemi kundershtaret e tyre, pergjegja duhet te jete logjike: refuzim. Nuk forcohet kurre nje kundershtar ne nje rol ku i nevojitet. Nje vit me pare eshte konsumuar shkembimi Cassano-Pazzini + cash. Te gjithe nxituan te kuptonin nese kishte perfituar Interi apo Milani. Fakti eshte qe Pazzini ka shenuar 15 gola, jo ekzaktesisht dicka qe mund te konsiderohet nje deshtim…

2. Milani do te priste janarin per te marre Honda. Muaji kur do te lirohej nga CSKA. Por skuadra ruse ka lene te kuptohej qe loja me ta nuk do te funksiononte. Eshte e dukshme qe fuqia ekonomike e Milanit nuk eshte shkaterruese. Ne rast se nuk do te mbyllej marreveshja Silvestre, Milani do te ishte i detyruar te shpenzonte akoma ne merkaton per mbrojtjen, duke limituar perforcimet ne rolet e tjera. Opsion interesant…

3. Formulat qe po perdoren aktualisht ne merkaton italiane nuk jane shume te pershtatshme per ata qe kane nevoje te fitojne nga shitjet. Eshte i qarte referimi tek huzimet. Kur nje kundershtar te telefonon sepse ka nevoje, fuqia e kontraktimit eshte nga ana tende: shfrytezoje. Te mos e konsiderosh nje lojtar si pjese te projektit, nuk do te thote ta falesh automatikisht tek skuadra e pare qe e kerkon. Mbi te gjitha jo tek kuqezinjte, qe ne keto momente po punojne per organizimin e konferences te prezantimit per Silvestre, i cili pervec deshires normale per te rimarre veten, ndoshta do te zbuloje edhe skuadren qe ishte tifoz qe i vogel. Nje film i ripare shume here.

Sabine Bertagna per FcInter1908

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.