Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

288 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Arturo Vidal ‘ndan’ Interin me dysh. “Ka perplasje brenda klubit, dikush preferon ate dhe dikush tjeter preferon Tonalin”.

Arturo Vidal ‘ndan’ Interin me dysh. “Ka perplasje brenda klubit, dikush preferon ate dhe dikush tjeter preferon Tonalin”.
Inter Club Staff

Emri i Arturo Vidal eshte rikthyer ne menyre te rendesishme te permendet ne shtepine Inter ditet e fundit.

Kiliani, edhe duke analizuar deklaratat e fundit, duket se eshte shume i hapur drejt idese per tu larguar nga Barcelona dhe per tu transferuar ne Milano.

Por per kete hipoteze, duket se brenda Interit ka shume divergjenca dhe disa ‘perplasje’ te vogla qe kane shkaktuar nje ndarje ndermjet ideve te tranjerit dhe drejtuesve.

Sipas asaj qe shkruan Tuttosport, Beppe Marotta dhe Piero Ausilio nga njera ane kane ide te ndryshme me ate te teknikut italian, Antonio Conte. Po pse?

E thjeshte: administratori i deleguar i Interit nuk deshiron te fuse ish-lojtarin e Juves ne tratativen per Lautaron me Barcelonen, sepse ata duan ta vlersojne ate ne kete marreveshje 30 milione euro per te shfryre bilancin e tyre gje qe sjell nje fryrje artificiale te bilanict te Interit.

Nderkohe nga ana tjeter, Antonio e konsideron lojtarin si perfekt per Interin e tij dhe per skemat qe ai ka ne mendje.

“Strategjia, ajo e Marottes, konfirmon ate qe ka thene me pare administratori i deleguar i Interit, qe duke qene se ka pasur kilianin edhe me pare tek Juventusi, ka disa dyshime jo vetem per shkak te moshes, por edhe per sjellje ekstrafutbollistike te tij.”

“Dyshime qe nuk i ka Conte, duke pare se Vidal eshte prej me shume se nje viti ne mendjen e tij, aq shume sa e shikon me prioritet edhe ndaj nje emri si Sandro Tonali.”

“Ky i fundit konsiderohet nje lojtar me prespektive, por eshte nje blerje identike me ate te Barella dhe Sensi nje vit me pare, lojtari i disate qe do te vinte nga nje skuader mesataro-e vogel dhe qe nuk ka eksperiencen e duhur per te luajtur ne disa ndeshje te medha.”

DHURATA E MADHE E SUNING 

“Ceshtja Vidal mund te zgjidhet vetem me ardhjen e kilianit tek Interi” – sipas asaj qe thote Tuttosport

E perditshmja italiane nenvizon se si sezoni positiv ose negativ i Interit mund te vendose shume ne vendimet qe do te marre Suning.

Nese zikalterit do e mbyllnin ne menyren me te mire te mundshme, ardhja e Vidal mund te konsiderohet si “nje dhurate nga Zhang per ti treguar tranjerit besimin qe ai dhe klubi ne drejtim te tij.”

“Por per momentin Vidal eshte nje ceshtje: drejtuesit preferojne Tonalin dhe Conte preferon Arturo Vidal.”

“Se si do te perfundoje kjo histori, askush nuk e di. Edhe pse ne keto raste, ai qe fiton eshte me se shumti tranjeri…”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.