Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

297 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

AS alarmon ambjentin zikalter: “Lautaro deshiron largimin, e ka telefonuar Messi: ja detajet!”

AS alarmon ambjentin zikalter: “Lautaro deshiron largimin, e ka telefonuar Messi: ja detajet!”
Inter Club Staff

Eshte me te vertete nje bombardim i mirefillte ai qe po ndodh cdo dite nga mediat Spanjolle ne lidhje me te ardhmen e sulmuesit te Interit, Lautaro Martinez.

Tashme eshte dicka e degjuar dhe sterdegjuar interesi i forte i Barcelones ne drejtim te lojtarit argjentinas, por Interi deri me tani, sipas asaj qe kane treguar mediat, ka qene shume e qarte si me klubin e Barces, por edhe me lojtarin.

“Ose do te paguhen 111 milione euro cash, aq sa eshte klauzola, ose Toro qendron ne Milano”, kane qene fjalet e Marottes ne kontaktet e para.

Por, sipas AS e cila ka alarmuar ambjentin zikalter me lajmin e sotshem, Lautaro enderron te transferohet tek Barcelona dhe ka pasur nje zhvillim te rendesishem per sa i perket kesaj hipoteze ne oret e fundit.

Kjo eshte ajo qe ka shkruar AS: “Lautaro enderron te shkoje dhe te luaje ne Katalonje, kjo nuk eshte dicka e re.”

“Por gjithesesi ai ka vendosur qe te qendroje ne qetesi sepse nje dalje publike ne kete moment nuk do i bente mire askujt dhe do te kercenonte edhe te ardhmen e tij ne skuader ne kete finale sezoni.”

“Lautaro i ka thene ne konfidencialitet miqve te tij te afert qe deshiron te largohet sa me shpejt te jete e mundur ne drejtim te Barcelones.”

“Shkak per kete me sa duket eshte bere edhe nje telefonate qe ai ka marre personalisht nga Messi ne muajin mars e cila ja ka nderruar menjehere mendjen atij dhe e ka bere qe te enderroje nje te ardhme me futbollistin me te mire ne bote tek Barca.

“Messi llamo Lautaro”, hapet sot AS e cila vazhdon edhe me tej me detajet e kesaj telefonte dhe parashikimet se cfare pritet te ndodhe tashme.

“Shoqeria e atyre te dyve vazhdon pertej cdo gjeje mediatike – tregon AS – dhe te dy jane ne kontakt shume te shpeshte qe pas Boterorit ne 2018 kur Lautaro u merzit se nuk u grumbullua.”

“Ai e ka admiruar gjithmone Messin dhe enderron qe nje dite te luaje me te. Admirimi per La Pulce ka lindur qe kur ai ka qene femije dhe pikerisht per te me shume e jo per Barcelonen pritet qe Lautaro ne muajt ne vazhdim te forcoje doren per te kerkuar nje largim.”

“Pak a shume, ne te njejten menyre si ai forcoi doren per tu larguar ne drejtim te Interit nga Racing kur ish-skuadra e tij filloi te kerkonte me shume para nga Interi ne kundershtim te marreveshjes fillestare.”

“Por kesaj radhe Lautaro eshte i vetedijshem qe tratativa nuk eshte aspak e thjeshte ne krahasim me kohen kur ai u largua nga Racing.”

“Klauzola prej 111 milione euro eshte shume e larte per kohen qe po perjetojme dhe Barcelona duhet te gjeje rrugen e duhur per ta marre lojtarin ne Camp Nou.”

“Agjentet e lojtarit gjithesesi – tregon AS – jane optimiste per arritjen e kesaj marreveshje dhe kryerjen e operacionit dhe shpresojne se heret ose vone, Barcelona do te shfaqet ne dyert e Steven Zhang me nje oferte bindese.”

“Telefonata e Messit gjithesesi nuk eshte i vetmi faktor qe ka bindur Lautaron per kete transferim. Pas golit te tij ne Camp Nou tetorin e shkuar, ai i ka treguar miqve te tij gjithashtu se ka mbetur shume i prekur nga atmosfera atje.”

“Tani me sa duket Lautaro me te vertete e deshiron nje transferim: a do te jete kjo hera e duhur?”, e mbyll shkrimin e saj e perditshmja spanjolle AS.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.