Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,222 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

AS – Barcelona ndryshon mendje: ka vendosur ti ofroje Interit nje super lojtar + 60 milione per Lautaron!

AS – Barcelona ndryshon mendje: ka vendosur ti ofroje Interit nje super lojtar + 60 milione per Lautaron!
Inter Club Staff

Vitin e kaluar ishte Luka Jovic dhe kete vit eshte absolutisht Lautaro Martinez njeriu i momentit ne merkato.

Barcelona ka ndryshuar komplet mendje per iden e saj per post-Luis Suarez dhe ka zgjedhur perfundimisht lojtarin e Interit si pasuesin e tij.

Dy ndeshjet ne Champions League ndermjet Interit dhe Barcelones i kane sherbyer katalanasve si konfirmim per cilesite e Toros.

Sipas tyre, ai eshte njeriu me perfekt i mundshem per te ardhmen e tyre dhe tashme nuk kane asnje dyshim.

Sot per kete ka shkruar edhe e perditshmja spanjolle AS (nje gazete e mirenjohur) e cila tregon se si lojtari e ka pranuar tashme transferimin tek Barcelona dhe Interi ka rene perpara deshires se tij per te ikur.

Sipas tyre, plani i Barcelones eshte qe te mos paguaje klauzolen e plote (sepse nuk i ka aq para) por qe te fuse tashme nje lojtar te ri ne kete marreveshje: nje super lojtar boteror si Philippe Coutinho.

Nje njohje e vjeter e Interit ky, sepse ka qene nje lojtar qe ka ardhur ne Europe fale zikalterve. Sipas As, Barcelona po mendon te beje nje oferte 50-60 milione euro per te plus edhe kartonin e Coutinhos.

Nje shifer aspak e vogel kjo, duke pare se vlera e Coutinhos nuk eshte aspak e vogel.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.