Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 19, 2019

Scroll to top

Top

738 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

AS – Interi po ferkon duart, Real Madridi i ka lene totalisht rruge te lire per blerjen e Palacios sepse ata blene Eder Militao

AS – Interi po ferkon duart, Real Madridi i ka lene totalisht rruge te lire per blerjen e Palacios sepse ata blene Eder Militao
Inter Club Staff

Me sa duket nga Spanje ne keto ore ka ardhur nje lajm shume i mire per Interin dhe merkaton e futbollisteve te rinj. 

Sipas asaj qe thote versioni online i gazetes AS, Real Madrid e ka ftohur shume pisten qe dergonte klubin madrilen drejt Exequiel Palacios, 20 vjecarit argjentinas te River Plate qe ende nuk ka nje pashaporte komunitari.

Pikerisht ky ka qene kushti qe Los Blancos kane hequr dore nga lojtari argjentinas sepse kete vend sapo e ka zene tek Reali i Madridit braziliani i blere nga kampionati portugez, Eder Militao.

Ka qene ai qe ka frenuar cdo gje duke e zene edhe vendin e ekstrakomunitarit per veren ne skaudren e Florentino Perez.

Por gjithmone sipas AS, kjo gje ka bere qe Interi te kete rruge te lire drejt lojtarit sepse klubi ziklater eshte shume e interesuar per te.

Fale ndihmes qe po jep edhe Javier Zanetti, po ndertohet nje ure komunikimi e rendesishme me klubin e tij per ta sjelle ne Milano. Ne kete moment po mendohet edhe per nje piste per transferimin e tij tek nje klub tjeter i Serie A per te fituar eksperience dhe per nje kalim ne nje moment te dyte tek Interi.

Disa dite me pare agjenti i tij pati deklaruar: 

“Zanetti me ka telefonuar disa here kur po negocionim transferimin e tij ne Madrid. Me ka bere te lumtur ky fakt. Edhe pse i kam thene qe ne momenti ne pare qe une edhe lojtari do te ishim shume te lumtur nese do te transferoheshim tek Interi nese do te ishin kushtet per tu bere dicka e tille. A shikoj diferenca ndermjet Real Madrid dhe Interit? Jo, Zanetti eshte nje argjentinas. Tek ju eshte bere nje idhull. Sot tek Interi eshte Lautaro dhe Icardi, ne Milano do te luante. Natyrisht qe ai nuk ka preferenca, do te zgjidhte te dy klubet njesoj. Klauzola e tij eshte 15 milione.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.