Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

842 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

AS: “Ja kush eshte ‘fajtori’ kryesor qe Hakimi po shkon tek Interi.”

AS: “Ja kush eshte ‘fajtori’ kryesor qe Hakimi po shkon tek Interi.”
Inter Club Staff

Achraf Hakimi eshte nje hap larg Interit. Konfirmimi vjen edhe nga gazeta e perditshme spanjolle AS.

Eshte konfirmuar edhe shifra qe Interi do i paguaje Real Madrid: 40 milione euro plus disa bonuse te ndryshme.

Por e perditshmja spanjolle zbulon motivet dhe ‘fajtorin’ kryesor sipas tyre qe ka bere qe Hakimi te zgjedhe Interin, te largohet nga Real Madrid apo edhe te refuzoje klube si Bayern Munich.

“I pari, mbi te gjitha, eshte se lojtari i ka thene muaj me pare Real Madrid qe nuk ishte i gatshem te rikthehej per te bere rezerven e Carvajal.”

“Ai ishte i bindur qe spanjolli per momentin eshte nje tilluar i padiskutueshem per Zidane dhe nuk ka dashur te rrezikoje”, lexohet tek AS.

“Nga ana e lojtarit, zgjedhja e Interit ka nje ‘fajtor’ kryesor: Antonio Conte. Tranjeri italian i garanton qe te jete nje titullar, lojtar krahu ne 3-5-2, nje formacion qe eshte perfekt per cilesite e tij.”

“Ne moshen 21 vjecare, Achraf mendon se te shkoje tek Interi eshte hapi perfekt per karrieren e tij. Eshte nje klub i madh qe lufton per te gjithe titujt dhe qe trofete duken se jane me te vertete afer.”

“Nje tjeter faktor i rendesishem per te gjithe palet eshte ai ekonomik.”

“Oferta e Interit per pese sezone me pese milione euro ne sezon, eshte nje oferte shume e rendesishme.”

“Kjo oferte eshte edhe me e larte se kontrata aktuale e lojtarit me Real Madrid. Nga ana tjeter, Los Blancos kane nevoje qe te fitojne para nga merkato per shkak te pandemise.”

“Marokeni ishte larg se qenit nje lojtar ne merkato dhe qe duhej shitur, por Real nuk mund te rrezikoje te mbaje nje lojtar qe nuk ka motivimim per te qendruar.”

“Gjithesesi, ai me sa duket nuk ka pasur asnjehere asnje raport te mire me tranjerin e Real Madrid, Zidane.”

“Mbase per kete ka ndikuar jo pak mardhenia e afert qe Zidane ka me nje si Carvajal dhe me faktin qe ai e shikon spanjollin te padiskutueshem ne ate krah.”

“Por gjithcka me lart ben lojen e Interit qe ka siguruar keshtu nje nga lojtaret me te mire ne qarkullim per sa i perket talenteve me premtues te futbollit ne Europe.”

“Hakimi ka qene fenomenal kete sezon me Borussia Dortmund dhe Interi kete gje e di me se miri sepse e ka pesuar shpejtesine dhe cilesine e Hakimit ne ndeshjen direkte ne Champions League.”

“Por ku i dihet, mbase aty Marotta dhe Ausilio kane rene ne dashuri me lojtarin duke bere keshtu realitet endrren e tyre vetem keto dite.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.