AS frikeson: “Icardi tek Real Madrid: mund te ndodhe vertete! Ka me shume mundesi se lojtari i…”
Duket se nuk eshte thjesht nje thashethem merkatoje tashme.
Po flasim per interesin e Real Madrid per kapitenin e Interit, argjentinasin Mauro Icardi.
Ky interesim eshte rritur ndjeshem kohet e fundit pas veshtiresise se Realit per te shenuar gola kete sezon dhe Mauro Icardi shihet si nje njeri qe mund te zgjidhe keto probleme te kampionave te Europes.
Ne fillim u mendua se ishte nje thashethem i zakonshem sepse nuk eshte hera e pare qe nga mediat Reali jepet si i interesuar per Icardin, por duket se kesaj radhe eshte serioze sepse edhe ne Spanje kane dite qe flasin per kete interesim.
Florentino Perez e pelqen shume Icardin qe do te perdorej nga Reali edhe per ceshtje marketingu sepse Mauro eshte nje lojtar qe shet shume.
Gjithesesi te rikthehemi tek tema merkato: ai qe ka shkruar sot ne gazeten AS, ka qene redaktori shume i njohur i ketyre te fundit, Manolete.
Kujtojme qe AS eshte gazeta me afer Real Madrid dhe nje nga mediat qe ka me shume informacion se gjithe te tjerat per sa i perket ceshtjeve te merkatos se Realit.
“Hazard? Behet gjithmone e me e veshtire cdo shitje nese futet Real Madrid ne mes sepse cmimi shkon deri ne qiell. Cdo dite qe kalon e me shume rritet siguria se nuk do te vije tek Reali ai. Por Mauro Icardi ne fakt cdo dite e me shume ka me shume shanse per tu transferuar ne Madrid.”
Mbetet per tu pare nese Reali do te beje nje oferte per Icardin ne janar, oferte kjo qe ne mesin e sezonit do te refuzohej me sy mbyllur nga Interi. Gjithmone nese oferta nuk do te ishte ndonje ofert e parefuzueshme…