Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

897 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

AS – Modric ka shansin e jetes me Interin. Sa keq per Realin, por tani do i duhet te perballet me…

AS – Modric ka shansin e jetes me Interin. Sa keq per Realin, por tani do i duhet te perballet me…
Inter Club Staff

Edhe ne Spanje tashme kane filluar te kuptojme se mundesite qe Luka Modric te largohet nga Real Madrid jane shume te medha dhe nuk eshte aspak nje thashethem i thjeshte.

Ashtu si shkruan gazeta shume afer ambjentit te Real Madrid, AS, kroati nuk ka nje rroge qe shkon per shtat me vleren e tij dhe mbi te gjitha nese krahasohet me shoket e skuadres si Bale (6,5 milione euro ne vit fiton Lukita kunder 11 milione euro ne vit qe fiton Gareth Bale) shihet qarte diferenca.

Edhe per kete numri 10 i Blancos eshte i tunduar qe te transferohet tek Interi dhe po ben gjithcka qe kjo te ndodhe.

Zikalterit i ofrojne 10 milione euro ne sezon plus nje kontrate te pasur me Jiangsu Suning pas 4 viteve ne Serie A.

Gazeta AS vazhdon edhe me tej ne kerkim te shpjegimit pse Modric ka kerkuar te largohet nga Real Madrid:

“Per Modric ka nje shans te madh dhe nje tren qe kalon vetem nje here ne karriere, sidomos kur je ne fund te saj.”

“Ai nga Interi ka mundesine te firmose kontraten e tij te fundt te rendesishme te karrieres.”

“Me kushtet fiskale qe jane ne Itali, ai do te shkonte menjehere atje sepse ne Spanje tatimet jane me te larta, te mos e harrojme.”

“Kjo ka ndikuar edhe tek transferimi i Cristiano Ronaldos tek Juventusi jave me pare – nenvizon AS -.”

“Pastaj tek Real Madrid sapo ka ardhur Courtois, keshtu qe tek Real pas ardhjes se belgut te gjithe reflektoret do te kthehen nga ceshtja Modric.”

“Po, sepse tashme ka nje ceshtje Modric e Real Madrid nuk mund ta mohoje dot kete gje. Sa keq per ta qe mund te humbasin ne te njejten vere Modric kur kane humbur edhe Cristiano Ronaldon por edhe Mateo Kovacic.”

“Tashme Realit nuk i mbetet gje tjeter vecese te perballet me te dhe te mundohet ta mbaje. Por nese deshira e tij do te jete largimi, kjo pritet te ndodhe sepse nje lojtar kunder deshires nuk mund te mbahet dot.”

“Pa kroatin tek Reali, pesha e gjithe mesfushes ne Madrid do i kalonte Tony Kroos. Por Reali po shikon edhe per zevendesues tashme. Duket se po e marin seriozisht mundesin e largimit…”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.