Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

592 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

AS – Vidal-Barca, akoma s’eshte e kryer. Tratativa me Interin eshte e avancuar dhe per kete…

AS – Vidal-Barca,  akoma s’eshte e kryer. Tratativa me Interin eshte e avancuar dhe per kete…
Bujar Berishaj

Barcelona deshiron te zyrtarizoj qe neser blerjen e Arturo Vidal.

Por burime nga brenda klubit spanjoll therrasin per qetesi duke treguar per gazeten AS se akoma asgje nuk eshte e kryer.

“Nuk eshte e kryer, po vleresojme edhe opsione tjera. Perderisa nuk eshte e mbyllur nuk mund te thuhet asgje, tratativa me Interin eshte shume e avancuar dhe per kete po vleresojme edhe profile tjera”, lexohet te gazeta spanjolle.

Ne anen tjeter nje burim i afert me tratativen ka komentuar akoma duke shtuar se ne futboll gjithcka eshte mundur dhe se gjithcka mund te ndodh.

“Ndjesia ishte qe gjithcka ishte e bere me Interin por ky eshte futbolli, jemi ne vere dhe gjithcka mund te ndodh ne cdo moment. Te shohim ne ditet e ardhshme”, jane fjalet per ate qe duket si nje telenovele.

Megjithate kampionet spanjoll po shtyjne dhe duan te mbyllin gjithcka brenda dites se neserme per transferimin e Vidal.

Gjithashtu, pikerisht nga Barcelona bejne te ditur edhe nje detaj interesant qe mund te kete peshe ne kete tratative.

Nese marreveshja do te mbyllet pozitivisht atehere klubi spanjoll do i bej nje kontroll mjekesor lojtarit duke pare shqetesimin rreth gjendjes se tij pas nje operimi qe Arturo Vidal kishte pasur ne gju para pak kohesh.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.