Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | November 21, 2019

Scroll to top

Top

533 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

AS – Vrsaljko, Suning i jep Ausilios driten e gjelber per te mbyllur tratativen: ja detajet

AS – Vrsaljko, Suning i jep Ausilios driten e gjelber per te mbyllur tratativen: ja detajet
Bujar Berishaj

Duket se drejtori sportiv Piero Ausilio eshte kthyer me lajme te mira nga Kina.

Ne fakt sic raporton gazeta spanjolle AS, udhetimi i drejtorit sportiv zikalter ne Kine ka qene shume i rendesishem sa i perket kroatit Sime Vrsaljko.

AS raporton se ky fluturim drejt Kines ka sherbyer per te marre driten e gjelber nga Suning per te investuar 25 milione te mbrojtesi i krahut te djathte te Atletico Madrid.

Pasi qe ka kuptuar se klubi madrilen nuk po jepte sinjale pozitive per nje huazim me te drejte blerje, Piero Ausilio ka kerkuar dhe ka marre miratimin e padronit zikalter per nje bugjet extra per t’u investuar te Vrsaljko.

Keshtu duket se tratativa per mbrojtesin kroat eshte nje hap larg mbylljes, me lojtarin 26-vjecar qe do te ishte perforcimi i nevojshem per krahun e djathte te ekipit te Luciano Spallettit.

Tani ajo qe mbetet per t’u kuptuar eshte se si do t’ia arrijne zikalterit qe te perfshijne lojtarin ne listen e Champions League duke pare kufizimet nga ana e Fair Play Financiar sa i perket listes se kompeticionit europian.

Sic dihet tashme, alternativat e Vrsaljko per krahun e djathte te mbrojtjes jane Darmian, Henrichs e Zappacosta.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.