Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

742 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

AS zbulon kerkesen e cmendur te Interit per Barcelonen: “Marotta nje i ‘krisur’, ja cfare kerkuar ne kembim.”

AS zbulon kerkesen e cmendur te Interit per Barcelonen: “Marotta nje i ‘krisur’, ja cfare kerkuar ne kembim.”
Inter Club Staff

Barcelona therret Lautaro Martinez por Interi nuk ka ndermend te dorezohet aspak.

Ashtu si eshte bere me dije, klubi zikalter nuk do te lejoje te largohet lehte yllin argjentinas dhe i ka derguar nje kunder oferte skuadres Blaugrana.

Sipas asaj qe shkruan sot e perditshmja spanjolle AS, ne fakt, drejtuesit e skuadres se Interit me ne krye Beppe Marotten do e pranonin largimin e Lautaro Martinez vetem ne nje rast.

E gjithmone sipas tyre, ajo qe ka kerkuar Interi eshte totalisht dicka e cmendur qe ka bere qe drejtuesit e Barcelones te nevrikosen jo pak me Interin.

“Doni te paguani me pak? – i ka thene Marotta. Po, patjeter. Mund te paguani 90 milione euro. Por bashke me keto 90 milione euro duam edhe dy gjera te tjera.”

“E para eshte kartoni i plote i Arturo Vidal, nje lojtar shume i pelqyer nga Conte dhe e dyta, duam Antoine Griezmann ne huazim gratis per nje sezon te tere. Kjo eshte kerkesa e te ‘krisurit’ Marotta.”

“Por a do e pranoje Barcelona kete kerkese? E veshtire qe kjo te ndodhe sepse Barcelona nuk mendon se eshte dicka e realizueshme. Eshte po aq e veshtire sa Barcelona te paguaje klauzolen e lojtarit.”

Por tratativa me sa duket do te jete shume e gjate dhe shume e komplikuar e kjo gje nuk do shume mend te kuptohet.

Vetem pak jave me pare, presidenti i La Liga, Javier Tebas ka mohuar totalisht vertetesine e nje tratative te Barcelones me Lautaron.

E keshtu si ai ka bere edhe Jaume Roures, presidenti i Mediapro qe ka vene ne dyshim edhe faktin qe klubi i Barcelones te kete mundesine ekonomike per te bere nje operacion kaq te madh.

Interi nga ana saj, po pergatit terrenin per cdo rast. Ne listen e zikalterve eshte emri i Timo Werner i cili eshte edhe i preferuari per pasardhesin e Toros ne Milano.

Por ajo qe eshte e qarte, nenvizon AS ne fund te shkrimit te saj, eshte se lojtaret e Barcelones qe do te hyjne ne kete tratative te mundshme duhet te marrin aprovimin e Contes.

Fjala e fundit per shembull per ardhjen e Vidal dhe Griezmann ne Milano do i takoje pikerisht teknikut te Interit qe duhet te beje llogarite nese lojtaret pershtaten me skemat e tij apo jo.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.