Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

436 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Asamoah flet per Sky Sport: “Ja cfare kerkon Conte. Lukaku eshte fantastik, me ka surprizuar vetem me dicka.”

Asamoah flet per Sky Sport: “Ja cfare kerkon Conte. Lukaku eshte fantastik, me ka surprizuar vetem me dicka.”
Inter Club Staff

Kater ndeshje dhe kater fitore. Interi i Antonio Contes ecen me pike te plota ne kampionat pas fitores ne derbi dhe zikalterit tashme i pret nje ndeshje tjeter e veshtire.

Te merkuren perballe do te jete Lazio. Pikerisht per kete ndeshje dhe per te tjera per mikrofoant e Sky Sport ka folur nje nga ‘heronjte’ e se shtunes, Kwadwo Asamoah i cili ka analizuar momentin e skuadres zikalter.

“Ishte shume e rendesishme qe te shkonim ne fushen e lojes dhe te jepnim maksimumin.”

“Kater fitore nga kater nuk jane dicka e thjeshte. Duhet te vazhdojme te punojme sepse mungojne ende shume ndeshje.”

“Kur fitohet per lojtaret eshte dicka e rendesishme sepse te jep me shume energji nje fitore dhe deshire per te luajtur. Ne po rritemi ndeshje pas ndeshje si skuader.”

“Kemi lojtare te rinj e duhet te luajme sa me te bashkuar. Duhet ti mirepresim ata dhe ti bejme te ndihen pjese e nje familje.”

“Conte? Ai na ka kerkuar dicka qe ne fillim: maksimumin. Puna qe bejme ne fushe dhe jashte saj eshte shume e rendesishme.”

“Lukaku eshte nje lojtar shume i forte, fantastik, po ben shume per skuadren si ne fazen mbrojtese por edhe ate sulmuese.”

“Nga ai jam habitur vetme ne dicka: shume lojtare ne Itali kur vijne kane shume probleme, ai ne fakt e ka kuptuar direkt lojen dhe menyren e saj.”

“Mund te rritet akoma ama sepse eshte ende i ri. Te gjithe luajne per te fituar kampionatin, por ne me njeri-tjetrin nuk e diskutojme kete gje. Shikojme perpara vetem ndeshje pas ndeshje.”

“Deshirojme qe te vazhdojme keshtu per te arritur deri ne fund.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.