Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

836 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Asamoah i dashuruar me Interin: “A e dini si me duket gjithcka ketu? Njejte sikur…”

Asamoah i dashuruar me Interin: “A e dini si me duket gjithcka ketu? Njejte sikur…”
Inter Club Staff

I intervistuar per mikrofonat e Inter TV, Kwadwo Asamoah ka leshuar nje interviste te gjate duke zbuluar jo pak histori te vecanta nga karriera e tij por edhe ndenjen e re qe ka lindur me ambientin zikalter. 

Ja fjalet e tij:

Cfare eshte per tu futbolli?

“Gjithcka: nuk mund te jetoj pa te. Qe i vogel praktikoja kete sport, pas shkolle luaja gjithmone me miqte e mi. Nese jam ne shtepi, shikoj cfaredo lloj skuadre teksa luan.”

Cili eshte raporti yt me Italine?

Image result for asamoah inter

“Ketu ndihem shume mire. Eshte shume e veshtire te largohem nga ky vend.”

Cfare ke mesuar ne keto muaj te pare tek Interi?

“Shume gjera. Ndermjet shokeve te rinj dhe stafit te ri, nuk ishte e thjeshte per mua. Por me grupin jam gjendur menjehere shume mire. Duket sikur jam ketu prej shume vitesh. Ndjesi shume e bukur.”

Shoku i skuadres me te cilin je lidhur me shume?

“Kisha luajtur me pare me Handanovic dhe Padelli, jam i lumtur qe i kam perseri ketu. Jane te gjithe ama njerez simpatik dhe te mire.”

Vendi me i bukur ne Milano?

“Eshte nje qytet shume i bukur por i preferuari im eshte Duomo.”

Cfare eshte Afrika per ty?

“Atje nuk me ka ndodhur asnjehere dicka e keqe. Jane njerez te mire. Gjendem shume mire sa here shkoj. Jane te gjithe te qete.”

Cfare do te thote Kwadwo?

“Ne teori do te thote “i lindur te henen”, por mund ta quash femijen tend keshtu edhe nese lind ndonje dite tjeter te javes.”

Lojtari yt i preferuar afrikan?

“Michael Essien, ka qene nje nga me te miret e historise se Ganes. Ka bere shume mire ne Europe, eshte nje mesfushor qe kam ndjekur qe kur kam qene femije. Pastaj Samuel Eto’o eshte nje sulmues qe ka fituar shume trofe dhe ka shenuar shume gola: me pelqen shume. Por dua te shtoj edhe Didier Drogba, qe ka qene i mrekullueshem me golat e shenuar dhe Mohammed Salah: eshte rritur shume, jam i lumtur per te. Me pelqen ne nivel human. Pastaj eshte edhe Sadio Mane: po luan me personaltet te larte.”

Cfare te ka mbetur nga Torino?

“Nje qytet i bukur, nuk ke cfare ben shume por jetohet mire. Ne Milano nderkohe gjen shume gjera”

Kujtimi yt nga Udine?

“I ftohti. Qyteti eshte i vogel por i bukur per tejetuar. Duke qene se eshte afer maleve, ben shume ftohte.”

Po luan ndeshjen me te rendesishme te jetes: si do u pergatiste per kete ndeshje Kwadwo?

“Kerkoj te jap maksimumin. Per mua te bej mire eshte e rendesishme: sjellja duhet te jete perhere e njejta.”

Analizojme pak raportin tend me shoket. Cfare na thua per Ranocchian?

“Eshte djaloshi perfekt. Nje njeri shume inteligjent.”

Po per D’Ambrosio?

“Edhe ai nje djale i mire.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.