
Asamoah: “Ja kush eshte modeli im tek Interi. Tifozeve te Interit dua ti them dicka…”
Bashke me Stefan De Vrij, sot Kwadwo Asamoah ka qene prezent ne Inter Store te Milanos per nje sesion te vecante autografesh dhe fotosh me tifozet zikalter me rastin e hedhjes ne treg te bluzes se trete zikalter.
Ganezi, nepermejt Instagram Stories, i eshte pergjigjur disa pyetjeve te tifozeve zikalter.
Le te vazhdojme me pyetjet e tifozeve dhe pergjigjet e lojtarit:
A te pelqen bluza e trete?
“Po, me pelqen shume. Eshte me te vertete shume e bukur.”
“Kush eshte lojtari i Interit qe eshte model per ty?
“Javier Zanetti eshte modeli im.”
Perse ke zgjedhur numrin 18?
“Njehere ne nje enderr vesha numrin 18, keshtu me pas vendosa qe te mbaj kete numer ketu tek Interi.”
Shoku me i mire qe ke tek Interi ne skuader?
“Nuk kam nje shok te vecante. Te gjithe i kam shok e miq.”
Cfare te pelqen me shume nga Interi dhe nga Milano?
“Me pelqejne tifozet, shoket dhe stafi. Me bejne te ndihem si ne shtepi. Milano eshte nje qytet shume i bukur. Tifozeve u them qe jane fantastik.”
Si tu duk Meazza kur luajte si i shtepise?
“Te zbresesh ne San Siro ne fushe si lojtar i Interit eshte shume emocionuese. Tifozet jane fantastik.”
Sa deshire ke te luash Champions me Interin?
Deshira per te luajtur cdo ndeshje eshte gjithmone. Por te luash Championsin eshte shume e bukur, te ndjek e gjithe bota.”
Si ndihesh me Spallettin?
“Ndihem shume mire.”
Interi a ndiqet ne Gane?
“Po, shume. Eshte nje nga skuadrat me te ndjekura ne Bote.”
Ne fushe cilin pozicion preferon me shume?
“Nuk kam nje pozicion te preferuar. Varet nga vendimi i tranjerit. Une luaj aty ku Spalletti me thote te luaj.”