Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

405 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Asamoah, muskuj dhe sprint ne krahun e majte: ja numrat e ndeshjes se tij dje ndaj Samp

Asamoah, muskuj dhe sprint ne krahun e majte: ja numrat e ndeshjes se tij dje ndaj Samp
Inter Club Staff

Nje nga blerjet me te bukura te Interit kete vere.

Po flasim per Kwadwo Asamoah qe mes shume blerjesh te bujshme te Interit, erdhi pa shume zhurme ne Milano si nje parameter 0 nga Juventusi.

Ai zgjodhi te mos rinovonte kontraten e tij me klubin nga Torino por vendosi te zgjedhe nje aventure te re me fanellen zikalter.

E me sa duket, kjo levizje e tij ka bere te lumtur shume tifoze zikalter sepse ne krahun e majte te mbrojtjes tek Interi ka kaluar shume kohe qe kur eshte pare nje mbrojtes i majte me cilesite e tij.

Kwadwo Asamoah, edhe njehere ka qene nje nder lojtaret me te mire te Interit ne fushe ne ndeshjen e luajtur dje ne darke kunder Sampdorias.

Mbrojtesi i krahut ganez ka garantuar vrap dhe kualitet kur ka topin ne kembe:

Per te dje ka pasur nje saktesi pasimesh prej 83,1%.

11 nisje te gjata topi dhe 9 prej tyre kane qene te sakta.

Nje ndeshje mjaft e mire eshte luajtur edhe ne aspekt mbrojtes:

4 kane qene topat e rekuperuara nga ai.

Nderkohe, ne mesin e fushes ai ka pesuar 3 faulla gje qe gjate ndeshjes ka bere qe skuadra zikalter te ule ritmin dhe te marre fryme me lirisht ne momente te caktuara.

Per pak ai desh shenoi nje nga golat me te bukur te javes, por goli ju anullua me pas drejtesisht nga VAR sepse topi i ardhur nga D’Ambrosio en drejtim te tij e kishte kaluar me pare vijen.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.