Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

415 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Atalanta-Inter, ja formacioni i mundshem i Conte: me sa duket, nuk ka asnje shans ta nise nga minuta e pare per Eriksen

Atalanta-Inter, ja formacioni i mundshem i Conte: me sa duket, nuk ka asnje shans ta nise nga minuta e pare per Eriksen
Inter Club Staff

Diten e sotme do te zbrese ne fushe Interi qe do te sfidoje Atalanten ne Bergamo, ne fushen e ksaj te fundit.

Ne loje tashme nuk eshte Europa, por nje vend i dyte prestigji, edhe pse Conte e ka thene me pare qe nuk eshte objektiv.

Skuadra zikalter do te luaje me avantazhin e nje pike, por duhet te kete kujdes nga Lazio qe do te luaje ndaj Napolit.

Nderkohe, sipas Gazzetta dello Sport, zgjedhjet e Gasperinit per kete ndeshje jane keto si me poshte.

Ai deshiron te hedhe formacionin me te mire te mundshem, sepse Interin e shikon si nje ceshtje personale. Ilicic dhe Palomino jane jashte.

Keshtu, ne mbrojtje do te luaje Caldara. Malinovsky dhe Gomez do te jene nderkohe pas shpines se Zapata.

Po Interi? Te zikalterit do te rikthehet Skriniar nga minuta e pare, ne te majten eshte e mundshme nje rikthim per Biraghi qe po e mbyll mire sezonin.

Nderkohe, dyshimi i madh eshte Borja Valero apo Eriksen, dhe Conte duket se po shkon drejt konfirmimit te spanjollit.

Ne sulm nga minuta e pare do te jete dyshja Lautaro Martinez dhe Romelu Lukaku, me Alexis Sanchez qe do e nise nga pankina.

Formacioni i mundshem pritet te jete ky: Handanovic, Skriniar, De Vrij, Bastoni, Candreva, Barella, Brozovic, Biraghi, Borja Valero, Lukaku, Lautaro.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.