Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,563 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Atalanta-Inter, ja formaconi i mundshem i Mancinit: Tre balotazhe!

Atalanta-Inter, ja formaconi i mundshem i Mancinit: Tre balotazhe!
Inter Club Staff

Ne me pak se 24 ore do te luhet Atalanta-Inter, nje ndeshje qe historikisht ka qene nje pengese per zikalterit e Milanos qe nuk fitojne ne stadiumin “Atleti Azzurri d’Italia” qe prej sezonit 2007-2008, kur ne pankine ishte pikerisht Roberto Mancini. Qe prej atehere shume veshtiresi dhe sfida e neserme shihet si rasti ideal per te kthyer rroten e fatit ne anen e Interit.

Per sa i perket zgjedhejve te teknikut zikalter, konfirmohet 4-3-1-2 edhe pse ka akoma disa balotazhe qe do te zgjidhen ne oret e ardheshme. Ne mbrojtje nje rebus ndermjet Dodo dhe Hugo Armando Campagnaros, nderkohe si trekuartist nuk do te ishte cudi qe Xherdan Shaqiri te pakten ta niste nga pankina dhe te hynte si zevendesues, duke llogaritur minutazhin e larte qe i ka dhuruar Mancini atij ne ndeshjet e fundit e duke pare edhe rendesine e transfertes ne ‘Celtic Park’. Ne vendin e tij, tranjeri ka bere me dije ne konferencen per shtyp se mund te luaje Mateo Kovacic pas dyshes se sulmit qe mund te jete e perbere nga Maurito Icardi (i konfirmuar tashme) dhe Lukas Podolski qe eshte ne avantazh ndaj Rodrigo Palacios dhe George Puscas.

Ne mesfushe Zdravko Kuzmanovic ka fituar disa pike e mund te rrezikoje aktivizimin e Gary Medel perpara mbrojtjes. E nderkohe konfirmohet prezenca e Fredy Guarin dhe Marcelo Brozovic. Ne mbrojtje hapsire per Andrea Ranocchian dhe Juan Jesus ne qender, me Davide Santon qe pritet te mare veshe se nga cili krah do te luaje.

Ky eshte edhe formacioni i mundshem neser:

INTER (4-3-1-2): 1 Handanovic; 21 Santon, 23 Ranocchia (C), 5 Juan Jesus, 22 Dodò (14 Campagnaro); 13 Guarin, 18 Medel (17 Kuzmanovic), 77 Brozovic; 10 Kovacic (91 Shaqiri); 11 Podolski, 9 Icardi.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.