Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,020 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ausilio: “Belfodil? Kushtoi zero euro. Zanetti deshiron te qendroje. Casemiro, Branca dhe Kovacic…”

Ausilio: “Belfodil? Kushtoi zero euro. Zanetti deshiron te qendroje. Casemiro, Branca dhe Kovacic…”
Xhorxh Gellci

Piero Ausilio ka folur sot ne mengjes ne Radio Deejay. Ishin te shumta temat e diskutuara, dhe inter.al ua sjell te gjitha ne gjuhen shqipe:

PA BRANCA – “Branca eshte nje mik, ka fituar gjithcka ne Inter, do te ishte mire te arrija te barazoja fitoret e tij. Por nuk eshte nje problem te punosh vete. Cfare do Thohir nga une? Duhet kohe, e di mire qe gjerat behen ne kohen e duhur: te mos krijojme iluzione te kota, rruga qe po ndjekim eshte ajo e duhura. Mazzarri ka shume pergjegjesi, eksperience, eshte njeriu i duhur per t’i besuar projektin. Ne janar kemi marre lojtar qe kane treguar qe jane te rendesishem, do e bejme edhe ne qershor, do punojme me inteligjence.”

ZANETTI-CHELSEA – “Zanetti deshiron te vazhdoje tek Interi, me Mourinhon ka nje raport te shkelqyer. Tani do te flase me presidentin dhe do te gjejne nje zgjidhje qe te shkoje mire per te gjithe.”

GUARIN-VUCINIC – “Vucinic per Guarin? Nuk flas per gjera te pa-bera; ne ate moment ka patur nje takim me Juven dhe ishim duke diskutuar edhe per Hernanes. Te kishim nje perforcim ne sulm dhe Hernanes ka qene nje mendim, por nuk kemi arritur marreveshjen nga ana ekonomike, pavaresisht protestave te tifozeve. Jam i kenaqur qe kemi mbajtur Guarin, jemi te gjithe te lumtur.”

BELFODIL – “Nuk na ka kushtuar 10 milion por ka ardhur me parameter zero, sepse Cassano kishte nje page shume te larte. Belfodil nuk eshte marre per me shume se 6 milion pa llogaritur kursimet mbi pagen e Antonios.”

RINOVIMET – “Ne fund te sezonit do te flasim, Thohir ka qene i qarte: kerkojme mix-in e duhur mes te rinjve dhe eksperteve. Casemiro? E njoh, ka patur periudha te mira dhe me pak te mira, ne Sao Paulo dukej nje talent i madh, por pastaj ka humbur pak. Por eshte shpejt per te bere vleresime.”

VIDIC – “Per nje si Vidic qe vjen, duhen edhe investime ne lojtare te rinj.”

KOVACIC – “Jemi te kenaqur per te: eshte 19 vjec, eshte  i ri. Skuadrat e te rinjve kane lojtare te vitit ’94 dhe ai ka ate moshe. Shkon ne Boteror, eshte protagonist me Kroacine, ka kohe per t’u permiresuar dhe per te gjetur pozicionin e duhur. Por une e shoh si mesfushor te brendshem.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.